Raportime për bomba në disa shkolla të Podgoricës, ndërpritet mësimi

12 Dhjetor 2022 | 11:49

Mësimi në disa shkolla fillore në Podgoricë është ndërprerë sot për shkak të raportimeve për bomba të vendosura në ambientet e tyre, raporton portali RTCG.

Portali mëson se mësimi është ndërprerë në shkollat ​​fillore “Savo Pejanoviç”, “Maksim Gorki”, “Sutjeska”, “Branko Bozhoviç” dhe “Vuk Karaxhiq”, si dhe janë evakuuar edhe nxënësit e shkollës së mesme profesionale “Spasoje Raspopoviç”.

Drejtoria e Policisë ka njoftuar se raportimet për bomba të vendosura në ato institucione janë pranuar në adresat elektronike të disa shkollave në Podgoricë.

Ministria e Arsimit të Malit të Zi ka njoftuar menjëherë pas marrjes së informacionit për bombat e raportuara; ka thirrur të gjitha shkollat ​​fillore dhe të mesme dhe ka rekomanduar që nxënësit dhe punonjësit të dalin nga objektet shkollore dhe të informojnë Drejtorinë e Policisë për të gjitha aktivitetet, raporton RTCG.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026