VIDEO| Veriu mbetet i bllokuar, prapa barrikadave persona me maska

12 Dhjetor 2022 | 12:11

Kamionë të mëdhenj dhe autobusë vazhdojnë t’i bllokojnë rrugët në veri të Kosovës, duke penguar qarkullimin drejt pikave kufitare me Serbinë, Jarinjë dhe Bërnjak.

Gazetari i Euronews Albania Kosovë Gjoci raportoi nga Rudare, ku siç tha mesditën e sotme ka pasur prani të KFOR-it amerikan.

Gjatë patrullimit të tyre janë parë njerëz të maskuar që qëndrojnë pas automjeteve të rënda me të cilat prej 2 ditësh janë krijuar barrikadat në Veri, raportoi gazetari Gjoci.

Disa grupe të qytetarëve serbë nisën ngritjen e barrikadave qysh më 10 dhjetor, kur autoritetet në Kosovë njoftuan për arrestimin e një ish-polici serb.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026