I ftohti polar godet Britaninë, anulohen fluturimet në disa aeroporte

12 Dhjetor 2022 | 14:22

Britania e Madhe po përballet këto ditë me temperatura ekstreme. Për shkak të reshjeve të borës dhe ngricave, një pjesë e fluturimeve në aeroporteve kryesore të vendit janë anuluar.

Reshjet e borës dhe temperaturat ekstreme kanë përfshirë Britaninë e Madhe. Në Londër temperatura shënonte minus 1 gradë. Ndërsa në disa zona të vendit termometri arriti mëngjesin e së hënës deri në minus 15 gradë. Për shkak të akullit dhe reshjeve të borës, një pjesë e autostradave në veri të vendit janë bllokuar.

Probleme serioze janë shkaktuar dhe në aeroportet kryesore të vendit. Fluturime janë shtyrë ose pezulluar përkohësisht edhe në dy aeroportet më të mëdha, Heathrow dhe Gatwic. Autoritetet njoftuan pezullimin e të gjitha fluturimeve në Stansted Airport, ku situata paraqitej më e keqe.

Përfaqësues të shërbimit ajror thanë se vonesat dhe shtyrja e fluturimeve është e pashmangshme, për shkak të akullit që ndodhet në pistat e fluturimit. Shtyrja e fluturimeve ka sjellë kaos në aeroporte duke bllokuar mijëra qytetarë në terminale.

Situatë kritike raportohet edhe në linjat hekurudhore. Autoritet njoftuan se për shkak të borës dhe ngricave, një pjesë e linjave hekurudhore kanë shtyrë disa orë nisjen e trenave.

Autoritet që mirëmbajnë autostradat kanë bërë paralajmërime për të shmangur lëvizjen e qytetarëve në zonat e rrezikshme.

Parashikimet meteorologjikë tregojnë një përkeqësim të motit përgjatë dy javëve të fundit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Zelenskyy pas takimit me Trump: Në fokus mbrojtja ajrore, e rëndësishme që procesi diplomatik të rigjallërohet

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenskyy zbuloi detaje nga takimi me presidentin e SHBA-së Donald Trump në Shtëpinë e Bardhë teksa theksoi se folën rreth aksesit të...
18:12 | 28/07/2026

Burnham ngre Laburistët në sondazhe: Tejkalon Reform Uk të Nigel Farage

Partia Laburiste ka pësuar një rritje të ndjeshme në sondazhe, vetëm një javë pasi Andy Burnham u bë kryeministër, duke barazuar ose duke tejkaluar partinë...
17:31 | 28/07/2026

Kroacia bllokon Malin e Zi në Kapitullin e 31 për rrugën drejt BE-së, zbulohet arsyeja e vetos së Zagrebit

Rruga e malazezëve drejt BE-së ka marrë një kthesë të papritur. I deklaruar si shtet pararojë nga rajoni ynë Mali i Zi ka marrë tashmë...
16:45 | 28/07/2026