Moti i keq | Lumi Ishëm del nga shtrati, disa fshatra nën ‘pushtetin’ e ujit

11 Dhjetor 2022 | 10:31

Moti i keq ka sjellë sërish problematika në qarkun e Durrësit.

Gazetarja e Euronews Albania, Kloida Gjuzi raporton se si pasojë e reshjeve të shumta, lumi Ishëm ka dalë nga shtrati, duke bërë që disa fshatra në Krujë të ndodhen nën ‘pushtetin’ e ujit.

Ndëkohë, edhe disa segmente rrugore në Durrës janë përmbytur.

“Reshjet e shiut vijojnë në fakt në të gjithë qarkun e Durrësit, paçka se ka rënë intensiteti i tyre. Gjatë mbrëmjes që lamë pas, ka pasur problematika në të gjithë qarkun, përsa i takon segmenteve rrugore që kanë qenë nën pushtetin e ujit, lagjia nr.18, rruga “Adria”, si dhe segmente të tjera rrugore dytësore të zonës së plazhit.

Ndryshe paraqitet situata në qytetin e Krujës, specifikisht në fshatrat e kësaj bashkie, pasi lumi Ishëm ka dalë nga shtrati gjatë paradites së sotme, në pjesën fundore të tij. Për pasojë, janë disa fshatra të cilat janë nën pushtetin e ujit, paçka se nuk raportohet për prezencë të ujit në banesa. Bëhet fjalë për fshatin Murqinë, Mallkuç dhe Bilaj”, raportoi ndër të tjera Gjuzi.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026

Rama: Shfuqizimi është për ligjin për investimet strategjike, ligjin për zonat e mbrojtura do e përputhim me standardet e BE

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar nga Brukseli se po punojnë në bashkëpunim me Komision Europian, për të hartuar ligjin e ri ndërsa vlerësoi mirëformulimin e...
20:35 | 14/07/2026