Peleshi për përmbytjet: Situata drejt përmirësimit në Shkodër dhe Lezhë

23 Nëntor 2022 | 13:08

Ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi deklaroi se përmbytjet vijojnë të mbeten problematike në qarqet Shkodër dhe Lezhë, por theksoi se situata është drejt përmirësimit.

Në një deklaratë për mediat pas mbledhjes së qeverisë, Peleshi u shpreh se po monitorohet situata në jug, pasi në këtë zonë, pritet të ketë reshje shiu me intensitet të lartë.

“Kanë vazhduar reshjet, ndonëse jo me intensitetin e para 2-3 ditëve, me një intensitet mesatar në pjesën veriore. Kjo ka bërë që problematika e përmbytjeve të jetë ende prezente, ndonëse uji është tërhequr dhe pothuajse 3/4 e sipërfaqes është liruar, por vazhdojmë të kemi akoma sipërfaqe nën ujë. Dy qarqet më të prekura, Shkodra dhe Lezha. Në Bashkinë e Shkodrës janë evakuuar 22 familje me 83 persona.

Nuk ka asnjë banesë me prezencë uji. Sipërfaqja e përmbytur është 1,305 hektarë, por uji vazhdon të largohet. Në Bashkinë e Lezhës ka 4 banesa me prezencë uji dhe një sipërfaqe të përmbytur rreth 1,300 hektarë. Po monitorojmë situatën edhe në jug, në Lumin Vjosë. Kemi një zhvendosje drejt jugut të reshjeve me instensitet. Pritet të ketë prurje të larta në Shushicë dhe Lumin e Drinos”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë

Politologu Adri Nurellari ishte i ftuar këtë të martë në emisionin Now me Erla Mëhillin në Euronews Albania, ku dhe u diskutua mbi gjendjen e...
22:10 | 14/07/2026

Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë

Kryeministri Edi Rama ka shpërndarë një video nga Brukseli ku ndodhet së bashku me kabinetin e tij qeverisës. Në videomesazh, Rama ironizoi opozitën, teksa u...
22:02 | 14/07/2026

“Si i komentoni protestat në Shqipëri?”, përgjigjet komisionerja Marta Kos

Komisionerja Marta Kos ka folur gjatë deklaratës për mediat në konferencën e 9-të ndërqeveritare të Shqipërisë në Bruksel. Kos është pyetur nga gazetarët për qëndrimin...
20:23 | 14/07/2026