Skandali i korrupsionit në PE, Von der Leyen: Alarmante, duhen ligje më të forta

12 Dhjetor 2022 | 15:07

Skandali i korrupsionit që përfshiu disa zyrtarë të Parlamentit Evropian ka ngritur pyetje mbi cënueshmërinë e institucioneve të BE-së nga influencat e jashtme.

Presidentja e Komisionit Evropian deklaroi se situata përbën një shqetësim maksimal.

“Për ne është kritike jo vetëm të kemi ligje të forta, por edhe që të njëjtat ligje të vlejnë për të gjitha institucionet, pa asnjë përjashtim. Pra, është një çështje transparence”, tha  Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Evropian.

Sipas Alberto Alemanno, ekspert ligjor pranë Shkollës së studimeve tregtare në Paris, Parlamenti Evropian është institucioni më i dobët.

“Është i vetmi institucion që virtualisht nuk ka rregulla për përfaqësuesit e tij, përveç rregullave të dobëta sa i takon etikës. Pra, në thelb, çereku i përfaqësuesve janë të ekspozuar ndaj konfliktit të interesit. Dhe kjo prek jo vetëm imazhin e Parlamentit Evropian, por edhe procesin e integrimit dhe vetë interesat e BE-së në një kohë ndryshimesh të paprecendenta gjeopolitike”, theksoi ai.

Me një nënkryetare të Parlamentit dhe një euro-deputet të përfshirë, duket qartë se blloku evropian duhet të rishqyrtojë rregullat e lobimit, për të parandaluar korrupsionin.

“Bashkimi Evropian ka në letër një sistem etike dhe integriteti shumë të sofistikuar dhe të avancuar. Megjithatë, ai përmban një sërë boshllëqesh dhe ky është rasti i Parlamentit Evropian. Ndaj le të shpresojmë se ky do të jetë momenti i pranimit, pasi shumë liderë politikë e kanë kundërshtuar, të nevojës për miratimin e rregullave më të forta”, u shpreh Alemanno.

Sipas kodit të brendshëm të sjelljes, ligjvënësit e Parlamentit Evropian nuk mund të pranojnë dhurata me vlerë 150 euro e sipër, ndërsa nuk janë të detyruar të raportojnë për takimet e tyre me lobistë apo aksionerë, përveç rasteve kur janë vetë të lidhur.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ishte nisur nga Gjermania, rrëzohet një aeroplan i vogël në Kroaci! Humbin jetën 4 persona

Katër persona humbën jetën të enjten pas një aksidenti të një aeroplani të vogël pranë qytetit Medulin në Istria, në bregdetin e Kroacisë. “Sipas informacionit që...
14:50 | 04/06/2026

11 raste në një javë, disa avionë rusë janë interceptuar në Baltik

Avionët luftarakë francezë u ngritën 11 herë gjatë javës së kaluar si pjesë e Misionit të Patrullimit Ajror Baltik të NATO-s, tha të enjten zëdhënësi...
14:27 | 04/06/2026

11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë

Njëmbëdhjetë shtete anëtare të BE-së i kanë kërkuar Komisionit Evropian të vendosë kufizime më të rrepta dhe detyruese për vizat Shengen për qytetarët rusë, duke...
14:22 | 04/06/2026