Sulmi ndaj Berishës, Noka-pozitës: Do keni përballje, revolucioni do t’iu fshijë
Deputeti i PD-së Flamur Noka, në seancën plenare të zhvilluar ditën e sotme akuzoi kryeministrin Edi Rama për sulmin ndaj kreut të PD-së Sali Berisha më 6 dhjetor nga Gert Shehu.
Në fjalën e tij ai theksoi se 6 dhjetori ishte një ditë e rëndë në demokraci ndërsa referuar pozitës ka shtuar se këto të fundit nuk do ta kenë luksin ta shohin Shqipërinë kështu.
“Ky njeri që duhet të ishte tjetër kund, por fatkeqësisht është kryeministër ka sulmuar opozitën për 9 vite. Ai nuk sulmon krimin dhe bandat, por sulmon opozitën dhe fjalën e lirë. Dy seancat e fundit ngulmuan me sulmin e datës 6. Njerëz fatkeq ka kudo, por ky po i manipulon. Ky pasi sulmoi verbalisht, vazhdoi me skenarin e dytë, sulmin fizik në 6 dhjetor. Kush ja zbehte shkëlqimin e Shqipërisë që do tu shiste ky liderëve evropian?
Sali Berisha. Dhe pastaj vazhdoi me sulmin fizik. 6 dhjetori është një ditë e rëndë në demokraci. Nuk u sulmua vetëm një njëri, u sulmua gjithë demokracia. Ai i çmendur zbaton kodin Omerta, nuk flet ai. I çmenduri tregon shumë gjera, por nuk zbaton kodin Omerta. Po ajo xhamia atje, që kur ka ardhur demokracia, monitorohet nga anti-terrori dhe shërbimi informativ. Ju nuk do të keni më luksin të vazhdoni ta shikoni Shqipërinë kështu. Do të keni përballje. Revolucioni do t’iu fshijë juve, do t’iu fshijë dhe ju do të jepni llogari,” tha Noka.
LEXONI GJITHASHTU:
Lamallari për ngjarjen në Maliq: Do të bëhet vlerësim i plotë dhe do të merren masat e duhura
Zvërneci përplas PS-PD në Kuvend, Bido: Ku ishit më 30 maj, pse nuk folët?! Balliu: Ju folët vetëm pse doli videoja
Strazimiri përplaset me Lëvizjen Bashkë për protestën: 70% e qytetarëve ishin demokratë
- 16:41 Udhëheqësi i Hezbollahut: Negociatat Liban-Izrael janë të turpshme
- 16:28 Disa të plagosur nga shembja e ingranazhit të hundës së një avioni në Frankfurt (VIDEO)
- 16:22 Vrasja e policit në Maliq, Hita: Nuk kam pasur dijeni për operacionin, do kishim marrë masa më të forta
- 16:14 Autorja e nominuar për çmimin Oscar, Marjane Satrapi ndërron jetë në moshën 56-vjeçare
- 16:14 Rubio: Groenlanda është pjesë e Danimarkës “për momentin”, bisedimet për ishullin vazhdojnë
- 16:02 Starmer akuzon Musk se po përpiqet të shkaktojë përçarje në Mbretërinë e Bashkuar