‘Zbardhet’ Britania, Polonia dhe Estonia, përmbytje në Bosnje e Kroaci

12 Dhjetor 2022 | 20:37

E gjithë Britania është përfshirë nga reshjet e dëborës që kanë shkaktuar probleme në sistemin e transporteve. Reshjet zgjasin prej disa ditësh, me temperaturat që kanë rënë në minus 10 gradë Celsius.

Autoritetet kanë caktuar nivelin e alarmit në ngjyrën e verdhë, që paralajmëron udhëtarët për dëborë, ngrica dhe mjegull në shumë zona të Mbretërisë së Bashkuar.

Reshje të dendura kanë përfshirë edhe Poloninë që prej së dielës, duke u bërë më intensive në pjesën veriore të vendit.

Edhe këtu, dëbora ka paralizuar hekurudhat dhe po ashtu ka bërë që të vonohen shumë udhëtime me autobus.

Sipas meteorologëve, temperaturat do të arrijnë deri në minus 15 gradë Celsius në zonat urbane dhe në minus 20 në ato malore.

Në Estoni, mbi 10 mijë e 500 banesa kanë mbetur pa elektricitet si pasojë e dëborës së dendur. Pas stuhisë së acartë të së shtunës, një stuhi e re po lëviz në jug, duke shkaktuar dëme në infrastrukturën energjetike.

Ndërkohë, tejmbushja e lumenjve në Bosnje dhe Kroaci ka bërë që ata të dalin nga shtrati dhe të përmbysin shtëpi dhe rrugë, duke detyruar autoritetet të paralajmërojnë banorët e disa zonave që të bëhen gati për evakuim.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut

Izraeli dhe Libani kanë rënë dakord për zbatimin e një armëpushimi të ri, i cili kushtëzohet nga ndalimi i plotë i sulmeve të Hezbollahut, njoftoi...
07:18 | 04/06/2026

Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM

Ministri i Jashtëm i Italisë Antonio Tajani tha të martën se Shtetet e Bashkuara janë vendi i pozicionuar më së miri për të ushtruar presion...
22:35 | 03/06/2026

SHBA tërheq trupat nga Lituania

Shtetet e Bashkuara kanë nisur tërheqjen e më shumë se 1 mijë ushtarëve amerikanë dhe pajisjeve ushtarake nga Lituania pas përfundimit të një periudhe dislokimi...
22:33 | 03/06/2026