Gaza/ Arkeologët zbulojnë rrënjët e lashta të enklavës bregdetare

12 Dhjetor 2022 | 23:02

Autoritetet e lëvizjes islamike të Hamasit, në Gaza, kanë njoftuar zbulimin e mbi 60 varreve të lashta në një varrezë që i përket epokës romake.

Arkeologët kanë gërmuar në zonë që kur ajo u zbulua për herë të parë janarin e kaluar, gjatë përgatitjeve për një projekt strehimi të financuar nga Egjipti.

Për ta nxjerrë në dritë, ekspertët vendas kanë bashkuar forcat me ata të huaj, më të specializuar.

“Ne jemi bashkuar me ekspertët dhe autoritetet franceze për të eksploruar llojin e kësaj varreze. Do të jetë nisja e gërmimeve ajo që do ta identifikojë me saktësi atë, që më pas do t’i shtohet pjesës tjetër të parqeve arkeologjike në Rripin e Gazës”- tha Hiyam al Bitar, Ministria e Antikitetit dhe Turizmit.

Gaza, një enklavë bregdetare me mbi 2 milionë banorë, në lashtësi ka qenë një aks i rëndësishëm tregtar mes Egjiptit dhe Lindjes.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mali i Olimpit shtohet në Listën e Trashëgimisë Botërore të UNESCO-s

UNESCO ka përfshirë malin Olimp të Greqisë në Listën e Trashëgimisë Botërore, duke njohur malin më të lartë të vendit për vlerën e tij të...
19:38 | 26/07/2026

Ushtria izraelite: Kemi vrarë një komandant të Hamasit gjatë sulmeve në Gaza

Ushtria izraelite ka njoftuar se ka vrarë një komandant të Hamasit në një sulm në Gazën qendrore të shtunën. Ushtria e identifikoi atë si Hamam...
19:18 | 26/07/2026

Brazili tërheq ambasadorin nga Argjentina pas kritikave të Mileit për Lulën

Brazili ka tërhequr ambasadorin e tij nga Buenos Aires pasi presidenti argjentinas Javier Milei kritikoi udhëheqësit dhe gjyqësorin brazilian, thanë të dielën dy burime të...
18:55 | 26/07/2026