Veliaj pret homologun e Mykonos: Të mësojmë nga më të mirët për të rritur turizmin

12 Dhjetor 2022 | 22:56

Në mbyllje të vitit kur Tirana mbajti titullin “Kryeqyteti Europian i Rinisë”, kryebashkiaku Erion Veliaj priti në takim homologun e tij, kryebashkiakun e Mykonos, Konstantinos Koukas. Ata diskutuan për suksesin që Tirana pati si “Kryeqyteti Evropian i Rinisë” dhe për projektet e përbashkëta që përfshijnë gjeneratën e re.

“Unë besoj se djemtë dhe vajzat e rinj në Shqipëri, në Greqi, në Itali, në gjithë rajonin tonë, nëse lidhen me njëri-tjetrin, nëse komunikojnë me njëri-tjetrin, nëse krijojnë projekte të përbashkëta, atëherë sigurisht që rriten në harmoni. Pikërisht, kjo i duhet gjeneratës që vjen, jo mëritë e së kaluarës, por kokën nga e ardhmja, projekte për të ardhmen dhe plane sesi ky rajon, që është kaq i bekuar, mund të ketë edhe një shoqëri të jashtëzakonshme”- tha Veliaj.

Kryebashkiaku solli në vëmendje faktin se në fushën e turizmit, Tirana dhe të rinjtë e saj kanë shumë për të mësuar nga puna që bëhet në Mykonos.

“Mykonos është një histori suksesi nga e cila ne duam të mësojmë se si bëhet turizëm i qëndrueshëm, se si të kemi përfitime nga turizmi pa i prishur bukuritë e natyrës. Unë besoj se Shqipëria, tani që është hapur ndaj turizmit, ka shumë çfarë të mësojë nga Mykonos, për t’u siguruar që e ruajmë atë pajë që na ka dhënë zoti dhe na ka dhënë natyra, por sigurisht sigurohemi që edhe të prodhojë ekonomi dhe të ketë të ardhura për ata që jetojnë me turizëm, me gjithë këtë industri të jashtëzakonshme.”- shtoi ai.

Nga ana tjetër kryetari i Bashkisë së Mykonos, Konstantinos Koukas, vlerësoi Tiranën dhe punën që ka bërë kryetari i Bashkisë.

“Tirana është duke bërë punë të shkëlqyer. Që nga vizita ime e fundit këtu, jam bërë një ambasador i zëshëm i qytetit tuaj, duke ftuar të gjithë miqtë e mi që të vizitojnë qytetin tuaj dhe të shohin punën e shkëlqyer që ju bëni si kryetar bashkie. Mendoj që vendi juaj po bën shumë mirë”, theksoi kryebashkiaku i Mykonosit.”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Reforma territoriale, banorët e Prrenjasit kundërshtojnë bashkimin me Librazhdin

Ndarja e re territoriale dhe mundësia e bashkimit të Bashkisë Prrenjas me Librazhdin, kanë nxitur reagimin e qytetarëve, të cilët janë organizuar në një Aleancë...
09:56 | 26/07/2026

Protesta në ditën e 56-të, qytetarët mblidhen para Kryeministrisë dhe paralajmërojnë tubim të ri të hënën te Parlamenti

Protesta e aktivistëve dhe qytetarëve në Tiranë ka hyrë në ditën e saj të 56-të, me tubimin e radhës të zhvilluar pasditen e kësaj të...
20:42 | 25/07/2026

Arben Malaj konfirmon kandidaturën për kryetar të Bashkisë së Vlorës: Pse zgjodha të dal i pavarur

Arben Malaj ka konfirmuar se do të kandidojë si kandidat i pavarur për kryetar të Bashkisë së Vlorës në zgjedhjet vendore të vitit 2027. Përmes...
17:10 | 25/07/2026