“Do rrëzojmë Enverizmin”, Ngjela: Mesazhi që donte të jepte Yuri Kim për Ramën

13 Dhjetor 2022 | 21:38

Avokati Spartak Ngjela ka komentuar deklaratën e ambasadores Yuri Kim e cila përmendi dhe ish-diktatorin Enver Hoxha.

Në një intervistë për emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se enverizmi në vendin tonë nuk është rrëzuar.

Sipas tij në një vend demokratik, një kryeministër ka të paktën 3 rivalë, ndërsa Edi Rama nuk ka asnjë.

“Ajo tha se ne do të rrëzojmë Enverizmin, ky ishte konteksti dhe këtu ka të drejtë, nuk ka rënë enverizmi në Shqipëri. Nuk flas për figurën, flas për doktrinën, flas për dhunimin e shtetit. Më trego se cili është rivali i Ramës?

E dini se sa rivalë ka një kryministër në një vend demokratik sot, minimumi 3. Kë ka Rama këtu? Shteti është në krizë e kjo do të thotë se shteti është i kapur dhe çdo njeri është rrezikuar. Nuk ka pasur ushtri amerikane në Shqipëri, tani ka”- tha ai.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026

“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën

Mentor Kikia, gazetar, ka folur këtë të martë në “Now” në Euronews Albania me Erla Mëhillin. Kikia ka thënë se e gjithë çështja është që...
22:27 | 02/06/2026

Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve

Juristi dhe ish-deputeti, Enkelejd Alibeaj i ftuar këtë të martë në “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e qytetarëve...
21:17 | 02/06/2026