A po hetohet Rama? Ngjela: SHBA mund të jetë fyer nga njoftimi për Yuri Kim-in
Avokati Spartak Ngjela thotë se SHBA mund ta ketë marrë si fyerje kundër ambasadores Yuri Kim, njoftimin e Ministrisë së Jashtme, ku thuhej se kishin nisur procedurat për zëvendësimin e saj.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ngjela u shpreh se reagimi i ambasadores Yuri Kim në lidhje me këtë çështje, ishte i ashpër.
“Ambasadorja amerikane u përgjigj ashpër. Në një nga emisionet tuaja thashë, nëse Rama e ka bërë nga mendja, është çmenduri. Nëse ata e kanë marrëveshje me njëri-tjetrin dhe vazhon marrëveshja, nuk e di. Por çështja është që u përgjigj ashpër. Sipas eksperiencës sime, kjo tregon që ka qenë e acaruar politike, sepse mund ta kenë marrë si fyerje kundër Yuri Kimi-n.
Problemi është që e kanë marrë si fyerje kundër saj, por çdo të thotë fyerje kundër saj? Ajo ka drejtuar reformën në drejtësi. Kush preket nga reforma në drejtësi? Të gjithë”, theksoi ai.
Ambasadorja e SHBA, Yuri Kim iu përgjigj diskutimit lidhur me mandatin e saj, duke theksuar se do të jetë ‘edhe ca më gjatë në Shqipëri’.
Në konferencën “Drejt ekselencës gjyqësore”, Kim u shpreh se shqiptarë po i ndiejnë rezultatet e reformës në drejtësi, por inkurajoi për më shumë.
Sipas ambasadores, me gjithë progresin e arritur, nuk është koha për të thënë ‘mjaft’ dhe për të pushuar, por për të punuar më shumë.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar
- 22:10 Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
- 22:04 “10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
- 22:02 Rama nga Brukseli: Thanë nuk do hapen negociatat, sot u mbyllën tre kapitujt e parë
- 21:44 Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734