‘Ku janë peshqit e mëdhenj?’, Çipa ‘skanon’ raportin Rama-Kim: Kriza që shikoj
Gazetari Aleksandër Çipa ka treguar disa nga çështjet, që sipas tij, mund të kenë shkaktuar një krizë në marrëdhëniet mes kryeministrit Edi Rama dhe ambasadores amerikane, Yuri Kim.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Çipa përmendi emërimet në SPAK, Shërbimin Informativ, apo edhe rasti i largimit të ish-Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë, Gledis Nano.
“Marrëdhënia e klasës sonë politike me sistemin e drejtësisë, ka qenë një marrëdhënie defektoze. Është arsyeja përse në raportet periodike ne konsiderohemi një vend me një stabilitet juridik, me një vend ku funksionon kapja e shtetit. Sot unë lexoj nga ky dialog, apo nga komunikimi i tërthortë i ambasadores dhe kryeministrit, mendoj se janë disa çështje.
Së pari që kanë të bëjnë me emërimet në nivelet e larta të institucioneve kushtetuese. Jo vetëm SPAK-u, rasti i Shërbimit Informativ, rasti i SPAK-ut. Më herë mediat kanë përmendur rastin e largimit të Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta