Avokati denoncon gjykatën: Shkelja me Avdylajt e Shijakut për dosjen e drogës
Avokati Arbër Hoxha ka treguar shkeljet ligjore që janë bërë nga Gjykata për rastin e Astrit Avdylajt në dosjen e Shijakut dhe të ish-ministrit Saimir Tahiri.
I ftuar në emisionin “Now” në Euronews Albania, ai tha se Avdylajn Gjykata e dënoi me 12 vite burg e jo 10 sa kishte kërkuar prokuroria ndërsa Tahirin nga shërbim prove e kthehu në burg.Sipas tij këto ndodhin vetëm nëse ka intimidim nga faktorë të tjerë.
“Një nga të pandehurit në dosjen e Shijakut që është Astrit Avdylaj që është konsideruar si kreu i grupit pa asnjë provë prokurori ka kërkuar 10 vite burg dhe Gjykata e Shkallës se Parë e ka dënuar me 12 vite burg. Po ju sjellë dhe rastin e Saimir Tahirit, që ka bërë rekurs në Gjykatën e Lart, pasi nuk është pajtuar me vendimin e Gjykatës së Apelit dhe Gjykata e Lartë ka prishur vendimin duke e vendosur Gjykatën e Apelit në kornizë dhe Gjykata e Apelit ka rënduar pozitën proceduriale të pandehurit duke i kthyer shërbimin e provës në burg. Gjykata ka shkelur një parim 1800 vjeçar, kjo do të thotë se ka një intimidim shumë të madh nga aktorë apo faktorë të tjerë”- tha ai.
LEXONI GJITHASHTU:
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
“Rrezik përçarje nëse duan të ulen të gjithë te vendi i shoferit” Kikia heq paralele me protestën
Alibeaj vjen nga protesta drejt e në studio: Protestuesit shkundën letargjinë politike të 35 viteve
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq
- 08:43 Dhoma e Përfaqësuesve miraton masën për t’i dhënë fund luftës në Iran
- 08:40 Partia Demokratike në pushtet fiton zgjedhjet lokale në Korenë e Jugut
- 08:35 Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet