Prej 10 muajsh në çadër dhe pa përgjigje, PD denoncon rastin e familjes në Kurbin
Partia Demokratike denoncoi të martën rastin e familjes Uka në fshatin Shpërdhet të Kurbinit, e cila prej tetë muajsh është shpërngulur dhe jeton në çadër pasi tërmeti i 26 nëntorit 2019 i shembi shtëpinë. Familja ankohet se nuk ka gjetur ende zgjidhje për strehimin ndërkohë që autoritetet i kanë ndryshuar vlerësimin e dëmeve duke dalë në përfundimin se banesa mund të meremetohet.
“Jetoj prej 8 muajsh në çadër. Shtëpia sikur e shikoni është e prishur totalisht, e shkatërruar. Banesa ka dalë DS4 dhe kemi shkuar të pyesim në bashkinë e Laçit dhe është, ka thënë se është për shkatërrim total, se është prishur nga themeli. Tani thonë do riparohet. Si do riparohet ajo shtëpi? Nuk e di tani. Kushtet janë shumë të rënda, shumë të vështira. Të jetosh mes pisllëkut, nuk e di është katastrofë,” – u shpreh Shkëlzen Uka.
Uka i tha kryetarit të Forumit Rinor të PD-së, Belind Këlliçi se askush nuk i ka dhënë përgjigje.
“Të shkosh në bashki s’të pyet kush, akoma s’ka ardhur thonë informacioni për shtëpi e asgjë. Ne u bëmë gati një vit në çadër, po rrimë me minjtë e me macet e me qentë e s’pyet kush,” – shton më tej Shkëlzeni teksa ankohet edhe për faktin se tashmë familja rrezikohet edhe nga pandemia e koronavirusit.
Prej muajit gusht opozita denoncon raste të ndryshme familjesh të mbetura pa zgjidhje nga situata që la pas tërmeti i 26 nëntorit, i cili u mori jetën 51 personave.
Rastet e sjella nga PD-ja kanë qenë nga Thumana, Durrësi, Shijaku, Kurbini, Mamurrasi, Bubqi, Lezha dhe Tirana.
Në një intervistë për Euronews Albania, ministri për Rindërtimin, Arben Ahmetaj i hodhi poshtë pretendimet. Ai këmbënguli se nuk ka pasur vonesa, dhe se problemet kryesore kanë ardhur për shkak të pandemisë.
Megjithatë ai garantoi se brenda vitit 2020 një pjesë e madhe e familjeve të cilave iu dëmtuan shtëpitë do të kenë mundësinë të hynë në banesat e reja.
Ndërkohë sot qeveria nënshkroi me BE-në programin prej 40 milionë eurove të rindërtimit të siteve kulturore.
Lexoni gjithashtu:
Tërmeti u prishi shtëpinë, PD sjell rastin e familjes në Mamurras: Ky, dimri i dytë në çadër
Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës
Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)
- 11:38 Pëllumb Gjoka flet për herë të parë për akuzat në “Metamorfoza”: Po gjykohem mbi thashetheme
- 11:36 Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet
- 11:30 Detaje nga vrasja e efektivit në Maliq, autori gjakftohtë, nuk shfaqi asnjë pendesë pas arrestimit
- 11:22 Efektivi tek Trauma, niset dhe autori me ambulancë, si paraqitet gjendja e dy të plagosurve
- 11:15 Vrasja e efektivit në Maliq, Hita: Ditë e trishtë për Policinë e Shtetit, nuk do doja të isha para jush
- 11:10 Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës