Konferenca tradicionale e Putin shtyhet për herë të parë në 10 vjet

14 Dhjetor 2022 | 10:40

Konferenca për shtyp e cila është tradicionale e fundvitit për presidentin rus Vladimir Putin nuk do të mbahet.

Konferenca mbi gjendjen e kombit para Asamblesë Federale të Federatës Ruse ka të ngjarë të mbahet vitin e ardhshëm.

Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov njoftoi se për herë të parë në 10 vjet tradita do të prishet.

“Sa i përket konferencës së madhe për shtyp, po, ajo nuk do të mbahet para Vitit të Ri”, tha Peskov, duke shtuar se Putin mund të “gjejë një mënyrë” për të folur me mediat, raportoi TASS.

Përkatësisht, ai tha se presidenti rus do të gjejë një mundësi për të biseduar me gazetarët, duke theksuar se këtë “e bën rregullisht”.

Peskov nuk dha një arsye pse nuk do të mbahet konferenca vjetore për shtyp.

Gjatë 10 viteve të fundit, konferencat vjetore për gazetarët rusë dhe të huaj zakonisht kanë zgjatur me orë të tëra, me presidentin rus duke iu përgjigjur një gamë të gjerë pyetjesh.

Mediat perëndimore vlerësojnë se këtë vit konferenca për shtyp nuk do të mbahet për të parandaluar pyetjet rreth operacionit special ushtarak rus në Ukrainë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Kemi një armik të ri”, Rama: Do përfshihen shkollat në parandalimin e zjarreve

Kryeministri Edi Rama ka prezantuar këtë të shtunë një kapitull të ri për Mbrojtjen Civile në vend, gjatë një aktiviteti të zhvilluar në Farkë, në...
10:09 | 04/10/2025

Droni rus godet një ndërtesë banimi në Kiev

Një dron rus ka goditur një ndërtesë banimi në Kiev mbrëmjen e së premtes, pak pasi ranë sirenat për të paralajmëruar sulme në kryeqytetin ukrainas...
09:42 | 26/10/2024

Rusia kryen një valë sulmesh ajrore ndaj Kievit, si reagoi mbrojtja ukrainase

Rusia ka kryer disa valë sulmesh me dronë që kanë shënjestruar Kievin mëngjesin e së hënës, teksa mbrojtja ajrore ukrainase tha se me sukses ka...
11:09 | 30/09/2024