Bledian Koka: Ambasadorja Yuri Kim po ndërhyn te emrat e SPAK-ut
Gazetari Bledian Koka thotë se ambasadorja amerikane, Yuri Kim po ndërhyn te emrat për kreun e ri të SPAK-ut.
Në një intervistë për Euronews Albania, Koka u shpreh se Kim duhet të deklarojë se cili nga kandidatët nuk garanton hetime të drejtpërdrejta dhe gjithëpërfshirëse për politikën dhe se cili i garanton këto.
“Ajo që ambasadorja amerikane do duhej të na thoshtë sot, është se cili nga kandidatët në garë, është kandidati që nuk garanton hetime të drejtpërdrejta dhe nuk garanton hetime gjithëpërfshirëse për politikën dhe cili është kandidati që i garanton këto.
Kur të na thotë këto, duhet të na thotë edhe tjetrën, që këto dy kandidatët e tjerë që nuk janë të denjë për të qenë në SPAK, pse vazhdojnë dhe si është e mundur që kanë përfunduar të jenë prokurorë të SPAK-ut. Zonja Kim ka ndërhyrë dhe po ndërhyn në emra. Pikërisht, e gjithë beteja është nëse do jetë Ervin Kondili shefi i SPAK-ut, apo do jetë ai që mbështetet nga SHBA-të”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta