Berisha: Primaret, gara e parë me standarde, votuan 55 mijë anëtarë e simpatizantë

14 Dhjetor 2022 | 17:37

Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha mblodhi pasditen e së mërkurës Kryesinë ku foli për procesin e zgjedhjeve brenda partisë.

Berisha i vlerësoi primaret në PD si procesin e parë me këto standarde në historinë e vendit, ku sic tha votuan rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD.

“Në këtë garë, e para me këto standarde në historinë e vendit, votuan për qytetarët e parë të bashkive, rreth 55 mijë anëtarë dhe simpatizantë të PD. Kurrë ndonjëherë në këtë parti kaq vota nuk janë hedhur. Ky votim tejkaloi të paktën me 15 % të gjitha votimet e tjera. Ky është një rast për të falënderuar të gjithë kandidatet dhe kandidatët që garuan, për të shprehur një mirënjohje të thellë të gjithë atyre që organizuan fushatën e tyre, të gjithë anëtarëve e simpatizantëve që morën pjesë në votim”, tha Berisha.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Balla-Berishës: Kemi ne antimitig, ne kemi një ditëlindje, projekti i Zvërnecit do të bëhet

Këtë të enjte mbahet seanca e radhës plenare në Kuvendin e Shqipërisë, ku në rend dite janë 6 interpelanca, mes të cilave dy të kërkuara...
11:36 | 04/06/2026

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026