Berisha: Protesta e 6 dhjetorit, vendim i drejtë në historinë e opozitës
Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha e ka cilësuar një vendim të drejtë, zhvillimin e protestës së opozitës më 6 dhjetor, në të njëjtën ditë kur në Tiranë u zhvillua samiti BE-Ballkani Perëndimor.
Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Kryesisë së PD-së, Berisha foli edhe për sulmin ndaj tij gjatë protestës, për të cilënt tha se ishte një atentat jo vetëm ndaj tij, por edhe ndaj opozitës.
“Edi Rama është i vendosur të përdorë çdo pushtet që ka në dorë për të zhdukur, asgjësuar jo vetëm mediat e lira, por edhe opozitën e vërtetë shqiptare. Akti i tij me datën 6 dhjetor, ishte përpjekja e të verbrit mendor nga urrejtja se si në një moment ku zhurma mund të bëhej më e vogël sipas tij, mund ti jepte një goditje fatale opozitës shqiptare. Ka një debat normal sipas të cilit njeriu i fundit që mund të ishte i interesuar për një akt të tillë është Edi Rama.
Në fakt ata që e kanë të sinqertë këtë mendim janë fatkëqinj të mashtruar nga Rama, të cilët marrin normalen për jo normale, dhe jo normalen për normale. Ju them që nuk ka njeri më të interesuar për atë akt dhe e organizoi vetë ai. Nuk ishte një goditje, atentat, apo sido që ta quajmë kundër Sali Berishës, jo. Ai ishte një përllogaritje diabolike ndaj opozitës shqiptare, e llojit të të jatit të vet për opozitën që guxoi të thërrasë protestën ditën e samitit. Dëshmoi se opozita kishte marrë një nga vendimet më të drejta në historinë e saj, thirrjen e asaj proteste”, theksoi kryedemokrati.
LEXONI GJITHASHTU
Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur
Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja
Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve
- 08:30 Kina ndalon hyrjen e katër deputetëve të Zelandës së Re pas vizitës në Tajvan
- 08:27 Protesta e studentëve kundër masave shtrënguese në Kili, 25 të plagosur nga përleshjet
- 08:22 Kim Jong Un bëri thirrje për zgjerimin eksponencial të arsenalit bërthamor të Koresë së Veriut
- 08:17 Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
- 08:13 Vritet një polic gjatë një operacioni në Maliq, plagoset një tjetër
- 07:56 Rama publikon pamje me mbeturina nga Zvërneci: Kjo është parajsa që duan të mbetet e paprekur