PS nismë ligjore që “anashkalon” Metën: Gjyqtarët e Kushtetueses, jo betim para presidentit

10 Dhjetor 2019 | 14:15

Partia Socialiste ka propozuar disa ndryshime ligjore për betimin e anëtarëve të organeve të gjyqësorit, me një fokus të veçantë tek betimi i anëtarëve të Kushtetueses, nisur nga përplasjet e fundit me presidentin Ilir Meta, pasi ky i fundit refuzoi të organizojë ceremoni betimi për Arta Vorpsin.

Kjo e fundit ishte e votuar nga Kuvendi për një post në këtë gjykatë. Me ndryshimet e propozuara nga PS, presidentit i vihet një afat prej 10 ditësh për të ftuar anëtarët e Gjykatës Kushtetuese që të betohen në Presidencë dhe nëse kjo nuk ndodh, anëtari betohet diku tjetër dhe ia dërgon me shkrim presidentit. Nga momenti që ai ia dërgon me shkrim presidentit, quhet gjyqtar i Gjykatës Kushtetuese dhe vetëm në rast se ai refuzon të bëjë betimin mandati i tij përfundon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Vrasja e 74-vjeçarit në Kavajë, zbardhen detaje të reja nga konflikti mes dy vëllezërve

Detaje të reja kanë dalë për sa i përket ngjarjes së rëndë të ndodhur mbrëmjen e djeshme në fshatin Agonas të Kavajës, ku si pasojë...
08:13 | 25/06/2026

“Mos e çoni as ndërmend të jepni dorëheqjen”/ Rama publikon mesazhin e qytetarit: Nuk ka forcë që na ndal

Kryeministri Edi Rama këtë të enjte ka shpërndarë në “Facebook” një mesazh nga një qytetari nga Vlora i cili i bën thirrje të mos e...
08:09 | 25/06/2026

Plagosje me thikë në Sukth, daja dyshohet se plagosi nipin

Një ngjarje e rëndë është regjistruar këtë të mërkurë në Sukth, ku një 25-vjeçar ka mbetur i plagosur me mjet prerës. Sipas burimeve policore, i...
07:57 | 25/06/2026