Çfarë kërkojnë infermierët në protestë? Flet mjeku shqiptar në Angli
Infermierët e Shërbimit Shëndetësor Kombëtar në Britani kanë nisur një nga grevat më të mëdha në historinë e tyre këtë të enjte, pas një mosmarrëveshje të ashpër me qeverinë mbi pagat, që tani rrit presionin mbi spitalet në një nga kohët më të ngarkuara të vitit.
Rexhep Agolli, mjeku shqiptar në Angli tha në një intervistë për Euronews Albania se greva është zgjidhja e fundit në sistemin shëndetësor.
“Në këtë grevë përfshihen vetëm infermierët. Ka një plan që mjekët të votojnë për grevë pas disa javësh, në janar të vitit që vjen. Arsyeja kryesore që infermierët vendosën të vazhdojnë këtë grevë është pasi negociatat e tyre me qeverinë nuk avancuan dhe kërkesa e tyre kryesore që ishte mbi pagën, nuk u konsiderua në agjendën e diskutimeve,” – u shpreh Agolli.
Rreth 100 mijë infermierë do të futen në grevë në 76 spitale dhe qendra shëndetësore, duke anuluar rreth 70 mijë takime, procedura dhe operacione të financuara nga shteti britanik deri më 20 dhjetor të paktën.
Britania po përballet me një valë veprimesh industriale këtë dimër, pasi grevat do të prekin edhe rrjetin hekurudhor dhe shërbimin postar, ndërsa dhe aeroportet kanë lajmëruar për ndërprerje të punës gjatë Krishtlindjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta