Shqiptarët me gomone drejt Anglisë, kreu i FRPD-së: Një tragjedi kombëtare
Kryetari i Forumit Rinor të Partisë Demokratike (FRPD), Besart Xhaferri e ka konsideruar një tragjedi kombëtare, ikjen e shqiptarëve me gomone drejt Anglisë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Xhaferri u shpreh se në Shqipëri mungon minimumi jetik dhe se qytetarët janë në një gjendje të rënduar psiko-sociale.
“Ikja me gomone është tragjedi kombëtare, i paorganizuar nga askush, ndodh ky eksod. As nuk është organizuar nga asnjë palë kjo gjë, thjesht qytetarët kanë vendosur, vetëm 40-50 mijë kanë vendosur të largohen. 1/3 e anijeve që mbërrijnë në Angli, e cituar nga vetë kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar, janë shqiptarë.
Do të thotë, është gati si gjendje lufte. Këtu mungon minimumi jetik, është një gjendje psiko-sociale aq e rënduar saqë njerëzit marrin guximin për të rrezikuar jetën për t’u larguar”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Manjani: Protesta në Tiranë është politike, ja pse nuk ka hapësirë për dialog
“2 rrugët e Qeverisë me protestuesit”, Gonxhja: Ose të komunikojnë ose takohemi në zgjedhje
Ministri Gonxhja në Now: Pas kësaj proteste është provuar që është Rusia
- 22:49 “Më shumë se futboll”: Bosnja para ndeshjes historike me SHBA-në
- 22:47 Parashikimi i Maradonës në vitin 2018: Në Kupën e Botës 2026, amerikanët do të copëtojnë ndeshjet në katër pjesë për reklamat!
- 22:39 Rama shpërndan deklaratën e avokatit: Një hap konstruktiv, nuk kemi kohë të humbim me BE-në! Protesta duhet të dialogojë me qeverinë
- 22:37 ‘Peshkaqenët blu’ të Botërorit, pse Kepi i Gjelbër është surpriza më e bukur e eventit?
- 22:33 Statistika: Jo vetëm cilësi, por edhe sasi, Olise është lojtari që ka përshkuar më shumë kilometra në ekipin e Francës
- 22:25 Gjermania prezanton paketën e reformave, ulje taksash dhe ndryshime në pensione e tregun e punës