Gazetarja zbërthen skemën: Si ikin shqiptarët në Angli
Gazetarja Anduena Llabani ka treguar mënyrat që shqiptarët përdorin spër të ikur në Angli.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Llabani u shpreh se ata të cilët që kalojnë kufirin për në Angli, kanë njerëz që i presin atje.
Sipas saj, një pjesë përdorin linjat e autobusëve, kryesisht ato të Kosovës.
Edhe nga Rinasi ka pasur nisje të shqiptarëve, por ata shkojnë në një vend të BE-së, e më pas prej aty, mundohen të kalojnë drejt Anglisë.
“Pak kohë më parë, kryesisht unë kam pyetur në Drejtorinë e Migracionit dhe kam marrë një informacion. Këta njerëz që kalojnë kufirin, kryesisht kanë njerëz që i kanë në Angli, pjesë të kontaktit të tyre. Çfarë ndodh? Ata i garantojnë këtyre një kontakt deri në Francë. Ti ke pasur shumë shtetas që për të shkuar në Francë, përdorin linjat e autobusëve, edhe avionëve, kryesisht nga Mali i Zi, Prishtina dhe në shumë pak raste, edhe nga Rinasi.
Më pas, në Angli, i orientonte dhe i siguronte pikën e kontaktit në Francë, për të vazhduar më pas me gomone për të vazhduar në Kanalin e La Manshit. Këta shtetas që ikin me autobus, përdorin kryesisht linjat të Kosovës, nga Kosova në Mal të Zi, në Hungari dhe më pas drejt Francës”, theksoi ajo.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 17:04 Mbi 80 mijë persona nënshkruajnë një peticion që kërkon përsëritjen e finales së Kupës së Botës
- 16:57 Berisha akuzon Ramën për reformën territoriale: Erdhi në Kuvend për ta varrosur
- 16:30 Erëra të forta dhe det i trazuar gjatë së premtes, apeli i Kapitenerisë së Vlorës për pushuesit dhe operatorët
- 16:26 Kryeministri Rama largohet nga Kuvendi, opozita hedh shishe dhe karton drejt tij (VIDEO)
- 16:12 Trump: Marrëveshja bërthamore me Riadin lidhet me njohjen e Izraelit
- 16:00 Deçan, 56-vjeçari humb jetën nga të shtënat me armë zjarri, dyshohet se u qëllua nga djali i tij