Sot gara për kreun e ri të SPAK, mesazhi i Arben Krajës për kandidatët

16 Dhjetor 2022 | 09:35

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesor të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.

Kreu aktual i SPAK, Arben Kraja, ka postuar në Twitter një foto me tre garuesit për kreun e ri të SPAK.

“Suksese kandidatëve për Drejtues! SPAK do të vazhdojë të përmbushë detyrimet ligjore me efektivitet edhe më të lartë”, shkruan Kraja.

Sot, në orën 10:00, KLP ka njoftuar mbledhjen ku zgjidhet kreu i ri i SPAK në garën mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026