Zgjidhet sot kreu i ri i SPAK, gara mes 3 prokurorëve

16 Dhjetor 2022 | 09:00

Kreu i ri i Strukturës së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar do të zgjidhet mes tre prokurorëve: Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

Altin Dumani dhe Edvin Kondili hyjnë në këtë garë për herë të dytë, pasi tre vite më parë ishin konkurrentët kryesorë të Arben Krajës, por që nuk ia dolën.

Nga ana tjetër Adnan Xholi, me eksperiencën e drejtuesit në ish-Prokurorinë e Krimeve të Rënda, për herë të parë synon kreun e SPAK. Kreu i ri i SPAK zgjidhet në një moment kur jo vetëm ndërkombëtarët por edhe publiku kërkon rezultate, arrestime të zyrtarëve të lartë të implikuar në korrupsion dhe anëtarë të bandave të krimit të organizuar.

11 anëtarët e KLP-së, që do të votojnë për zgjedhjen e kreut të SPAK, janë Alfred Balla, Tartar Bazaj, Arta Mandro, Bujar Sheshi, Eloida Goxhi, Esmeralda Cami, Ledina Riza, Mirela Bogdani, Nurihan Seiti, Sokol Stojani dhe Zeqir Hoda.

KLP-ja, në zgjedhjen e kreut të SPAK, do të vlerësojë 7 kritere që janë: eksperienca në ndjekjen e dosjeve sensitive të korrupsionit dhe krimit të organizuar, eksperiencën dhe aftësitë në organizimin dhe drejtimin e një strukture, eksperiencën në hartimin e miratimin e rregulloreve administrative, eksperiencën në çështje të cilat kanë marrë vëmendje të lartë publike dhe ndërveprim me median, aftësitë në drejtimin e burimeve njerëzore, vizionin për drejtimin e SPAK si dhe imazhin që ka në publik si prokuror.

Kriteret e vendosura favorizojnë kandidatët që kanë referuar në gjykatë dosje të ‘nxehta’ korrupsioni dhe krimi, që kanë në dorë dosje të bujshme me vëmendje të lartë publike dhe që janë në fokusin e mediave. Megjithatë, në fund do të jenë anëtarët e KLP-së që do të votojnë. Sipas nenit 20 të rregullores së KLP-së, kandidati që merr më shumë vota zgjidhet kreu i SPAK-ut. Në rast se dy a më shumë kandidatë marrin numër të barabartë votash, KLP kryen një votim të dytë mes kandidatëve me numër të barabartë votash.

Cilat janë kompetencat e kreu të SPAK?

Kreu i SPAK u cakton çështjet prokurorëve të posaçëm bazuar në specializimin e tyre; koordinon punën e agjencive dhe institucionet e tjera; paraqet buxhetin për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit në Kuvend; paraqet në KLP raportin vjetor të punës së SPAK-ut; thërret në mbledhje prokurorët e posaçëm; nxjerr vetëm udhëzime të përgjithshme pa ndërhyrë në hetime për SPAK-un dhe Byronë e Hetimit si dhe miraton rregulloret e firmosura nga drejtori i Byrosë së Hetimit.

Sot, në orën 10:00, KLP ka njoftuar mbledhjen ku zgjidhet kreu i ri i SPAK në garën mes Adnan Xholit, Altin Dumanit dhe Edvin Kondilit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren

Një aksident i rëndë me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në aksin rrugor Vranisht-Vlorë. Sipas raportimeve të policisë, drejtuesi i automjetit, A. Ll.,...
07:19 | 15/07/2026

“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor

Gazetari Bledian Koka i ftuar këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me sistemin arsimor në vend....
22:04 | 14/07/2026

“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria

Ish-ministrja e Shtetit për Rininë dhe Fëmijët, Bora Muzhaqi këtë të martë në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka komentuar rrugëtimin e...
21:31 | 14/07/2026