Babaramo: Po vendosen baste për kreun e ri të SPAK-ut
Gazetari Ilir Babaramo deklaroi se po vendosen baste se kush do të zgjidhet kreu i ri i SPAK-ut.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Babaramo pyeti se kush do të ketë ndikim më të madh në këtë proces, ambasadorja Yuri Kim, apo politika shqiptare.
“Në këtë situatë që jemi, pyetja është, kush ka fuqi blerëse më të madhe, kjo që ka ikur apo këtu që ka pushtetin? Kanë filluar të vihen baste, shumë veta e parashikojnë që ka për të qenë rezultati 8-3. Edhe ata të tre, kanë ndonjë interes konsullor në SHBA.
Përse erdhëm në këtë pikë? Erdhëm në këtë pikë dhe reagimi diplomatik më duket si ai që zgjihet, kthjellohet befas në mëngjes, pas një nate të gjatë që ka abuzuar me alkool të cilësisë së keqe”, theksoi ai.
Për kreun e SPAK-ut, garojnë prokurorët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.
LEXONI GJITHASHTU
Nurellari: Kërkimin shkencor e kemi në duar të sigurta me Ministrin e Ramiz Alisë
“10 mijë euro për t’u bërë mësues”, Koka: Ja sa paguhet për t’u futur në sistemin arsimor
“Jemi në trenin e duhur për në BE”, Muzhaqi: Mali i Zi në proces më të avancuar se Shqipëria
- 08:53 Trump paralajmëron sërish Iranin: Nuk do të mbetet asgjë nëse nuk arrihet një marrëveshje
- 08:42 Florida ekzekuton një nga të burgosurit e saj më të vjetër, injeksioni i 10-të vdekjeprurës këtë vit
- 08:37 “Urime Spanjës, faleminderit lojtarëve tanë”, mesazhi i Macron pas eliminimit të Francës
- 08:31 Një i vdekur dhe 2 të zhdukur pas përmbytjes së një anijeje me 19 persona në Gjirin e San Franciskos (VIDEO)
- 08:28 Zjarret vdekjeprurëse në Spanjë, 12 nga 13 viktimat ishin të huaj
- 08:24 Rusia bombardon portin e Odesës, tre të vdekur dhe disa të plagosur (VIDEO)