Gazetari zbulon emrat: Kë preferon Yuri Kim dhe Edi Rama për kreun e SPAK-ut
Gazetari Eni Ferhati thotë se prokurori Altin Dumani është i preferuari i ambasadores amerikane, Yuri Kim për të marrë drejtimin e SPAK-ut, bazuar në disa informacione që ka arritur të mësojë.
Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se kryeministri Edi Rama preferon në krye të SPAK-ut, prokurorin Edvin Kondili.
“Të paktën nga ajo që kemi arritur të mësojmë, jo zyrtarisht, sepse askush nuk ka dalë me postin e një kandidati, është e kuptueshme që ambasada duket që ka një mbështetje dhe preferon zotin Altin Dumani në krye të SPAK-ut. Ndërsa, i preferuari i qeverisë po themi, apo i faktorëve të tjerë në vend, lobingjeve të ndryshme është, flitet gjithmonë sepse nuk mund të dalë apriori, është zoti Edvin Kondili.
Ndërkohë që, Adnan Xholi, nuk është atashuar në ndonjë faktor apo palë të interesuar në këtë proces. Unë personalisht do doja që të isha ky i fundit drejtues i Prokurorisë së Posaçme, zoti Xholi, sepse në gjykimin tim, përmbush të gjitha kriteret”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare
Zjarr masiv në Porto Palermo
Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU
- 10:14 Qeveria britanike njofton kufizimin e rrjeteve sociale pas mesnatës për adoleshentët 16 dhe 17-vjeçarë
- 09:57 U dënua për vjedhjen e 120 mijë eurove, Rozeta Dobi përfiton nga amnistia penale. Lirohet nga burgu i Pojskës
- 09:51 Ushtria kolumbiane liron 39 persona të rrëmbyer nga rebelët, dy viktima dhe 5 të plagosur
- 09:46 Mundësi për një takim të ri me Trump, Netanyahu do të udhëtoj drejt Uashingtonit! Zbulohet arsyeja
- 09:36 SHBA vendos sanksione ndaj 50 individëve, subjekteve dhe anijeve të lidhura me transportin detar iranian
- 09:34 Lituania paralajmëron për sulme të mundshme ruse ndaj infrastrukturës, shtohen masat e sigurisë në pikat strategjike