Ish-kreu i Prokurorisë: Ka ndërhyrje në KLP për shefin e SPAK
Ish-kreu i Prokurorisë së Krimeve të Rënda, Eugen Beçi tha në një intervistë për Euronews Albania se pavarësia e sistemit të drejtësisë vihet në dyshim kur ka ndërhyrje të faktorëve të cilët do të konkretizojnë nesër zgjedhjen e drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme.
“Duket që ka ndërhyrje në KLP dhe më pas kjo pavarësi që vihet në dyshim e KLP-së sjell dhe një dyshim të pavarësisë së prokurorëve të posaçëm ndaj drejtuesit të Prokurorisë së Posaçme,” – u shpreh Beçi.
Sipas tij, në kuadër të pavarësisë prokurorët e posaçëm nuk janë shumë të interesuar kush është drejtuesi.
Më parë ky ka qenë një problem, por një problem i kahershëm i ligjit.
“Sepse ligji prokurorinë e trajtonte një organ të centralizuar dhe duke qenë një organ i centralizuar dihej që lufta do bëhej kryesisht për kreun e prokurorisë dhe më tej për prokurorin e përgjithshëm, kurse sot që flasim kemi një reformë që piksynim të saj kishte decentralizimin e prokurorisë dhe pavarësinë e prokurorit,” – u shpreh Beçi.
LEXONI GJITHASHTU:
Spahiu: E çuditshme, por Malltezi s’mund të akuzohet më rëndë se Berisha
Spahiu: Prapa SPAK s’është Rama, por SHBA dhe shërbimet inteligjente
Spahiu: Meta nuk arratiset, por nga larg monitoron situatën dhe fiton kohë
- 07:30 Spanja mposht Francën 2-0 dhe kualifikohet në finalen e Kupës së Botës 2026
- 07:27 Teherani sulmon sërisht vendet e Lindjes së Mesme, teksa Trump kërcënon të godasë termocentralet dhe urat iraniane
- 07:19 Aksident i rëndë në aksin Vranisht-Vlorë, makina përplas për vdekje 80-vjeçaren
- 22:21 SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump
- 22:18 Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në
- 22:17 Trajneri Deschamps, mbreti i pankinës në Botëror! Francezi thyen rekordin 48 vjeçar