Si veprohet nëse ka balotazh? Ja çdo ndodhë me kreun e ri të SPAK-ut

15 Dhjetor 2022 | 21:26

Gazetari Eni Ferhati deklaroi tregoi se çfarë do të ndodhë ditën e nesërme, nëse do të ketë balotazh në zgjedhjen për kreun e ri të SPAK-ut.

Në emisionin “Now” në Euronews Albania, Ferhati u shpreh se do të duhet të kryhet sërish një votim nga anëtarët e KLP-së, për të zgjedhur drejtuesin për 3 vitet e ardhshme.

“Ne e kemi SPAK-un ende sot me një organikë të cunguar. Nga 20 prokurorë, janë vetëm 17 efektivisht, ndërkohë që ne flasim për kreun e SPAK-ut. Unë besoj që të gjitha meraqet, qoftë të përfaqësuesve diplomatikë, qoftë të kryeministrit që është përfshirë në këtë debat, do të shuhen nesër.

Nesoj që rreth orës 11:00, sepse çdo kandiat ka 30 minuta kohë për të bindur anëtarët e KLP-së dhe të shpalosë platformën, besoj se rreth orës 12:30 ose 13:00 do njohim kreun e ri të SPAK-ut, në rast se nuk do të shkojmë në balotazh. Mund të jemi para faktit që mund të kemi vota të barabarta dhe duhet të  kryhet një rivotim për të zgjedhur emrin që do drejtojë SPAK-un për 3 vite”, theksoi ai.

Për kreun e SPAK-ut, garojnë prokurorët, Adnan Xholi, Altin Dumani dhe Edvin Kondili.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026