Enkelejd Alibeaj kërkon seancë plenare më 19 dhjetor

16 Dhjetor 2022 | 11:09

Deputeti demokrat Enkelejd Alibeaj ka kërkuar që seanca e fundit plenare të jetë më 22 dhjetor.

Këtë deklaratë ai e bëri në mbledhjen e Konferencës së Kryetarëve, ku nënvizoi se duhet të ketë edhe një tjetër seancë të hënën, më 19 dhjetor, në mënyrë që të mos kalojnë aktet dhe projektligjet pa u diskutuar në mënyrë të detajuar.

“Nga ana e konferencës ishte propozuar që të ketë një seancë të vetme të fundvitit, ajo e 22 dhjetorit. Dhe ajo që është e habitshme është se aktet propozojnë të ishte e madhe, 20 e më tepër akte e projektligje që pretendohet të diskutohen në një seancë të vetme. Janë jo pak, por 15 projektligje dhe vendime të tjera të rëndësishme të Kuvendit.

Sot i kërkova, bashkë me kolegët e opozitës, që kjo mënyrë e përcaktimit të këtij volumi kaq të madh veprimtarie në një seancë të vetme është strategji që dëmton të drejtat e deputetëve. Ka kohë kalendarike që ky parlament të ketë seancë të hënën ose të enjten e javës tjetër. Kalimi fshehurazi dhe shpejt duket se është praktikë e qeverisë dhe parlamentit.

Të ketë një seancë tjetër të hënën. Patëm diskutime, në fund mazhoranca u tërhoq dhe sërish do të bëmë mbledhje sot në orën 15:00. Dua të them publikisht se çfarë propozova në Konferencën e Kryetarëve. Ky parlament nuk duhet të jetë noter banal i qeverisë. Akte të rëndësishme që kanë impakt publik; të mos u jepet koha e nevojshme deputetëve dhe publikut për t’u njohur me to, diskutuar e analizuar. Ky është propozimi që unë kam bërë. Jemi në pritje që sot mazhoranca të reflektojë dhe t’i japë mundësi publikut për t’u njohur me këto akte”, tha Alibeaj.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026