Lëvizjet në Polici, Muhamet Rrumbullaku takim me shefat në Drejtorinë e Tiranës

16 Dhjetor 2022 | 12:59

Kreu i Policisë së Shtetit, Muhamet Rrumbullaku mesditën e sotme ndodhet në ambientet e Drejtorisë së Policisë Tiranës, ku po zhvillon një takim me shefat e sektorëve dhe shefat e komisariateve të Tiranës.

Pritet që të ketë lëvizje në Policinë e Shtetit.

Bashkë me Rrumbullakun në Drejtorin e Policisë Tiranë është edhe zv.drejtori i Përgjithshëm, Tonin Vocaj. Për këtë të fundit qarkullojnë zëra se mund të emërohet në krye të policisë së kryeqytetit.

Një ditë më parë për Euronews Albania Drejtori i Policisë së Tiranës, Lorenc Panganika tha se nuk ka zyrtarisht asnjë urdhër për largimin e tij nga detyra.

“Jam në detyrë, nuk kam asnjë urdhër zyrtarisht”, u shpreh ai.

Panganika drejton policinë e Tiranës që nga tetori i vitit 2021, kur drejtori i atëhershëm Gledis Nano emëroi krerët e rinj të policisë në qarqe.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026