Tedi Blushi: KESH ka shitur energjinë elektrike 2.7 herë më lirë se tregu

17 Dhjetor 2022 | 13:37

Sekretari i Përgjithshëm i Partisë së Lirisë, Tedi Blushi ka denoncuar abuzimin sipas tij të qeverisë me shitjen e energjisë elektrike në kohë krize.

Përmes një deklarate për mediat, Blushi u shpreh se KESH ka shitur energjinë elektrike 2.7 herë më lirë se sa është tregtuar në bursë, më konkretisht me çmim 115 euro/Mwh.

“Në kulmin e krizës energjetike dhe kur qytetarët shqiptarë pritet të faturohen më shtrenjtë se kurdoherë tjetër për konsumin e energjisë, Korporata Elektroenergjitike Shqiptare, nëpërmjet një vendimi tërësisht abuziv ka vendosur të shesë energjinë elektrike shumë herë më lirë se sa tregu. Konkretisht, për periudhën 16 dhjetor-18 dhjetor 2022, KESH ka vendosur të shesë energjisë me 115 Euro/Mwh, ndërkohë që në bursë çmimi i tregtuar është 318 Euro/Mwh dhe 325 Euro/Mwh. Pra, praktikisht energjia elektrike po shitet nga KESH 2.7 herë më lirë se tregu, çka do të thotë 2.7 herë më pak të ardhura në Buxhetin e Shtetit, fonde të cilat mund të ishin përdorur për subvencionimin e familjeve në nevojë që nuk kanë mundësi të ngrohen në dimër ose të përballojnë çmimin e lartë mbi 800 kë në muaj”, tha Blushi.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Berisha, Ramës: Anulo mitingun e Vlorës

Kryetari i PD-së, Sali Berisha i bëri thirrje maxhorancës të anulojë një anti-miting të paralajmëruar për ta mbajtur nesër në Vlorë. Lideri i opozitës tha...
11:10 | 04/06/2026

Kuvendi mban një minutë heshtje për efektin e policisë të vrarë në krye të detyrës në Maliq (VIDEO)

Seanca e së enjtes në Kuvend nisi me një minutë heshtje në nder të efektivit të vrarë në krye të detyrë në Maliq. Ishte kreu...
10:30 | 04/06/2026

Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset

Presidenti i Republikës së Shqipërisë, Bajram Begaj, ka reaguar pas vrasjes së një efektivi policie në Korçë dhe plagosjes së kolegut të tij gjatë një...
09:59 | 04/06/2026