Energjia “del” nga kriza, KESH vazhdon të shesë, fiton mbi 13 mln euro për 20 ditë
Shqipëria po furnizohet me energji elektrike nga hidrocentralet vendase, e madje një pjesë të saj po e shet në treg të huaj.
Vetëm për datat 10-13 dhjetor, KESH ka fituar nga eksportet më shumë se 4 mln euro, ndërsa që nga mesi i nëntorit, ka arkëtuar mbi 13 mln euro. Këtë dhjetor edhe çmimet duket se janë të favorshme, pasi 1 megavat është shitur me çmim mesatar 255 euro, nga 200 që u shit në nëntor.
Prurjet e ujit në digat e Fierzës, Komanit dhe Vaut të Dejës janë rritur sërish me reshjet e fundit dhe pritet të rriten më tej, pasi për një javë shiu nuk do të pushojë.
Me këtë klimë, edhe çmimi i energjisë do të ngelet i pandryshuar këtë dhjetor.
Ndërsa efektet e krizës janë zbutur këtë fundvit, KESH po përballet me një problem. Korporata nuk po gjen dot treg për të depozituar energji sot, dhe këtë energji ta rimarrë në periudhën e verës 2023. 3 ankande me këtë synim, kanë dështuar deri më tani.
LEXONI GJITHASHTU:
- Energjia, Rama: Mbetemi në tregje të vogla nëse s’shkojmë përtej kufijve
- Energjia nuk shtrenjtohet, Balluku: Fasha 800 kwh s’do të aplikohet as për nëntorin
Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
Parashikimi i FMN: Shqipëria në listën e ekonomive me rritjen më të lartë në Europë
Conad feston 20 vite suksesi dhe revolucioni në tregun shqiptar
- 20:36 Franca është “në flakë”, vala e të nxehtit intensifikohet, zjarret kanë djegur 78,000 hektarë
- 20:21 Ministri i Jashtëm i Iranit: Nuk i përgjigjemi vulgaritetit me vulgaritet, por me veprim!
- 20:20 Bëhet korrigjimi në reklamën e Air Serbia, Kosova paraqitej si pjesë e Serbisë!
- 20:14 Ndërtimi, sektori më i varur nga kreditë, 43% e firmave kanë hua
- 20:13 Analiza e re e gjakut shkurton kohën e zbulimit të endometriozës
- 20:08 Dokumenti kombëtar: Krimi i organizuar zgjeron ndikimin në ekonomi