Rama: Mjekët dhe infermierët që kanë performancë më të mirë do paguhen më shumë

17 Dhjetor 2022 | 19:25

Kryeministri Edi Rama deklaroi se po planifikohet shtrirja në terren e autonomisë spitalor, teksa shtoi se është krijuar një bazë e mirë për këtë objektiv.

Rama u shpreh se do të ketë një sistem të ri të pagave të mjekëve dhe infermierëve, ku ata që do të kishin performancë më të mirë do të paguheshin më shumë.

“Mezi pres që të fillojë shtrirja në terren e autonomisë spitalore sepse është objektiv i përhershëm. Janë krijuar kushtet tani sepse ju e dini se është e thjeshtë ta thuash por e vështirë për ta realizuar. Lajmi i mirë është që ne kemi spitale universitare rajonale që janë akredituar duke marrë të gjitha pikat e nevojshme për të zotëruar standartet për akreditim.

Janë 261 entitete dhe janë bazë shumë e mirë për të vazhduar me autonominë spitalore që do bëjë të mundur mundësinë që të mos bëhet më një vlerësim uniform i mjekëve por të kalohet në një vlerësim nga pikëpamja e performancës. Që do thotë se nëse për të gjithë ka një dysheme të garantuar pastaj shpërblimet sipas punës vlerësohen në bazë të performancës, kështu që ata të cilët bëjnë më shumë orë në shërbim, kryejnë më shumë vizita, apo operacione do të paguhen më shumë se të tjerët”, theksoi kreu i qeverisë.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rama reagon sërish për Zvërnecin: Nuk sheh syri, sheh mendja

Kryeministri Edi Rama ka reaguar këtë të mërkurë në kuadër të debatit dhe protestave kundër projektit në Zvërnec, duke publikuar një status të plotë ku...
18:36 | 03/06/2026

Kryebashkiakët e Dibrës kundër ndryshimit të hartës territoriale: Do të vështirësonte shërbimet ndaj qytetarëve

Kryetarët e të gjitha bashkive të Qarkut të Dibrës janë shprehur kundër çdo ndryshimi të mundshëm të hartës territoriale, gjatë një seance dëgjimore në Komisionin...
18:00 | 03/06/2026

“E dija që i kishte paratë”, Berisha për Zvërnecin: Kam qenë dakord që në fillim me projektin Kushner

Kreu i Partisë Demokratike Sali Berisha tha në një komunikim për mediat nga mbledhja e grupit të PD se ka qenë pro projketit për investimin...
13:56 | 03/06/2026