Opozita e bashkuar letër PS-së: Pranoni ekspertizën e OSBE-ODIHR, po rrezikoni negociatat
Sipas opozitës së bashkuar, për këtë palët kanë rënë dakord që në marrëveshjen e 14 janarit, kur u ngrit Këshilli Politik për të plotësuar 1 nga 15 kushtet e BE, reformën konsensuale zgjedhore.
“Është kërkesë e partnerëve ndërkombëtarë që, me qëllim gjetjen e konsensusit në këshill, mosdakordësia për çështjen themelore të koalicioneve zgjedhore, t’i dërgohet menjëherë e pa vonesë OSBE/ODIHR-it”, thekson opozita.
Më tej, opozita shkruan se qëndrimi i deritanishëm refuzues i PS-së ka bllokuar Këshillin dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes së 14 Janarit. Ajo thekson se tentativa e PS-së për ndryshim të njëanshëm të Kodit Zgjedhor ka vënë në pikëpyetje procesin e negociatave dhe integrimin e vendit në Bashkimin Europian.
“Qëndrimi juaj refuzues i shprehur në të gjitha seancat e Këshillit Politik që nga data 14 shtator e së fundmi me shkresën e datës 29 shtator 2020, është bërë pengesë dhe ka bllokuar funksionimin e Këshillit Politik si dhe ka minuar zbatimin e Marrëveshjes se 14 janarit. Bllokimi nga ana juaj i funksionimit të Këshillit Politik, refuzimi për t’iu drejtuar OSBE/ODIHR-it, si dhe tentativa për ndryshimin e njëanshëm të Kodit Zgjedhor në shkelje të marrëveshjeve të 14 janarit dhe 5 qershorit, po venë në rrezik hapjen e negociatave dhe procesin e integrimit europian të Shqipërisë”, thekson opozita.
Gjithashtu, opozita bën të ditur se do të vazhdojë të ngulë këmbë, që rregullat e funksionimit të Këshillit Politik të zbatohen të plota dhe me konsensus gjithëpërfshirës.
“Opozita do të vazhdojë të ngulë këmbë në Këshillin Politik që rregullat e funksionimit të tij të zbatohen të plota, konsensusi të jetë mekanizmi i vetëm. Në këtë kuadër ripërsërisim kërkesën tonë që Këshilli t’i drejtohet si hap i parë, pa asnjë vonesë tjetër, OSBE/ODIHR-it. Kjo do t’i hapë rrugë shqyrtimit të çështjeve të tjera ku rëndësi ka hapja e plotë e listave të kandidatëve”, sqaron opozita.
Lexoni gjithashtu:
Mbledhja e Këshillit Politik, shqyrtohet sot drafti i opozitës për hapje 100 për qind të listave
Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë dëshmorit të atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq