Hazizaj: Shumë minorenë gjenden duke punuar në lavazhe që i kanë shqiptarët në Angli
Aktivisti Altin Hazizaj deklaroi se shumë fëmijë shqiptarë dërgohen të pashoqëruar drejt Britanisë së Madhe.
Në emisionin “Review” në Euronews Albania, Hazizaj bëri të ditur se një pjesë e madhe e fëmijëve janë gjendur duke punuar në lavazhet që shqiptarët kanë në Britaninë e Madhe.
Ndër të tjera, aktivisti nënvizoi se këta fëmijë trajtohen në kushte tepër të vështira.
“Ka një numër thuajse të lartë të fëmijëve që shkojnë të pashoqëruar në Britani, raportohen afërsisht 200 fëmijë nga Shqipëria. Me mjete nga më të ndryshme, një pjesë e tyre shkojnë me gomone. Qëllimi është që t’i gjejnë një jetë më të mirë, përgjithësisht kujdesen të afërmit e tyre. Çfarë ne dimë nga partnerët tanë, është që pjesa më e madhe e fëmijëve shqiptarë, kemi padijeni për ta, pra, e ka marrë dikush fëmijën nga kampi.
Pastaj kemi një grup të dytë të fëmijëve shqiptarë të cilët hyjnë në atë që quhet rregulli skllavërisë. Për gjatë gjithë territorit të Britanisë, pikat e lavazheve, të larjes së makinave, kontrollohen nga shqiptarët. Aty janë gjetur një numër i lartë fëmijësh që mbahen në kushte skllavëruese, përdoren vetëm për të larë makinat”, theksoi ai.
LEXONI GJITHASHTU
Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar
Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!
“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy
- 07:40 Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
- 07:18 SHBA njofton armëpushim të ri mes Izraelit dhe Libanit, kusht ndalimi i sulmeve të Hezbollahut
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania