Përfundon protesta e të djathtëve serbë në Jarinje
Ka përfunduar tubimi në Jarinje, në anën e territorit serb, i organizuar nga e ashtuquajtura organizata “Atdhetarët serbë nga Serbia, Mali i Zi dhe Republika Serbe”.
Më shumë se 100 pjesëmarrës në këtë tubim nuk janë lejuar nga policia e Serbisë ta kalojnë kufirin për të hyrë në Kosovë.
Shumë prej tyre kanë qenë me maska, ndërsa përveç pankartave dhe flamujve të Serbisë, janë dëgjuar këngë nacionaliste dhe brohoritje “Kosova është Serbi”.
Në mesin e të tubuarve ka pasur edhe shtetas rusë.
Pas më shumë se dy orëve ata janë shpërndarë, ndërsa ka pasur përplasje mes protestuesve dhe policisë, si dhe mes vetë grupeve pjesëmarrëse.
Ngjarjen nga Jarinja e kanë përcjell gazetarë nga Serbia dhe Rusia, ndërsa gazetarët shqiptarë për shkak të bllokadave nuk kanë pasur mundësi të mbërrijnë në pikën kufitare në Jarinje.
LEXONI GJITHASHTU:
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh