“Finale e paharrueshme”, Meta reagon pas fitores së Argjentinës

18 Dhjetor 2022 | 19:37

Kreu i Partisë së Lirisë, Ilir Meta ka përgëzuar Argjentinën për fitoren e kupës së botës në futboll.

Ai e ka cilësuar ndeshjen përballë kampionëve në fuqi, Francës, një spektakël emocionues dhe të jashtëzakonshëm.

“Një finale e paharrueshme, që na dhuroi gjithçka të bukur dhe magjike që ka futbolli! Urime Leo Messit dhe Kampionëve të Botës për kurorëzimin e merituar pas dy dekadash plot dedikim, sakrifica dhe spektakli emocionues të jashtëzakonshëm,” – shkroi Meta.

Argjentina ka triumfuar në Botërorin e Katarit ndaj Francës në penallti. Albiçelestët sigurojnë kështu trofeun e tretë pas atyre të 1978 dhe 1986.

Argjentinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 2-0, më pas Franca barazoi brenda 90 minutave. Në shtesë Messi shënoi sërish, po barazoi Mbappe në 3-3.

Në penallti argjentinasit u treguan më të saktë ku fituan 4-2.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni

Një punonjës policie ka humbur jetën dhe një tjetër ka mbetur i plagosur gjatë një operacioni policor në zonën e Lozhanit, në malin Boden, Bashkia...
09:08 | 04/06/2026

Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq

Një punonjës policie u vra dhe një tjetër u plagos gjatë një operacioni për kapjen e një personi në kërkim prej vitesh në fshatin Podenë,...
08:50 | 04/06/2026

Vrasja e policit në Korçë, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve pasi i pikasi

Një person në kërkim prej disa vitesh dyshohet se ka vrarë një efektiv policie dhe ka plagosur një tjetër gjatë një operacioni policor në fshatin...
08:35 | 04/06/2026