“Messi fitoi kupën falë Maradonës”, reagon Rama pas fitores së Argjentinës

18 Dhjetor 2022 | 19:32

Një kupë “të çmendur” bote. Kështu e ka cilësuar kryeministri Edi Rama fitoren e Argjentinës.

Sipas tij, Messi mundi ta fitonte këtë kupë vetëm falë Maradonës.

“Këtë kupë të “çmendur” bote mbreti i futbollit në tokë mundi ta fitonte vetëm me ndihmën e mbretit lart në qiell,” – shkroi Rama.

Argjentina ka triumfuar në Botërorin e Katarit ndaj Francës në penallti. Albiçelestët sigurojnë kështu trofeun e tretë pas atyre të 1978 dhe 1986.

Argjentinasit e mbyllën pjesën e parë në avantazhin 2-0, më pas Franca barazoi brenda 90 minutave. Në shtesë Messi shënoi sërish, po barazoi Mbappe në 3-3.

Në penallti argjentinasit u treguan më të saktë ku fituan 4-2.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Shpërthim me tritol në Shkodër, lënda plasëse ishte vendosur në një automjet. Policia jep detaje

Një shpërthim me tritol është regjistruar këtë të hënë në fshatin Gimaj në Shkodër. Policia bën me dije se ngjarja ka ndodhur në orët e...
14:15 | 06/07/2026

3 pozicione për anëtarë të KLP, Çela: Prokurorët e interesuar të paraqesin kërkesën me shkrim deri më 21 korrik

Prokurori i Përgjithshëm, Olsian Çela këtë të hënë shpalli thirrjen për paraqitjen e shprehjes së interesit nga prokurorët për tre pozicione për anëtarë në Këshillin...
14:00 | 06/07/2026

Erdogan gati të presë Trump dhe aleatët e NATO-s, gazetari i Euronews Albania jep detaje nga Ankaraja

Gazetari i Euronews Albania, Xhemajl Rexha në një lidhje live nga Ankaraja ka zbardhur detajet e fundit mbi përgatitjet për Samitin e NATO-s në Turqi....
12:00 | 06/07/2026