Rasti i Marjeta Karajt, psikologia: Përmbush kriteret për të qenë vrasëse seriale

18 Dhjetor 2022 | 21:59

Psikologia klinike, Redina Balla Sulstarova tha për Review në Euronews Albania se Marjeta Karaj, e cila bashkë me të birin dhe shokun e tij vrau të dashurin për një borxh prej 1 milion lekësh, përmbush të gjitha kriteret për të qenë një vrasëse seriale.

Sipas saj gratë që kujdesen për imazhin dhe kanë shoqatë për të ndihmuar të tjerët i përdorin të tillë elementë për t’u kamufluar.

“Mundësisht edhe fakti që ajo paska një OJF që ndihmon të tjerët është tipikisht në fakt e vrasësve serialë, që e ruajnë shumë imazhin, që edhe në komunitetin ku jetojnë kanë jo vetëm një imazh shumë të mirë, por fqinjët dhe personat që e njohin pretendojnë që personi është individ i cili ndihmon të tjerët,” – u shpreh Sulstarova.

Ajo shtoi se vrasjet e kryera nga gratë janë të mirëmenduara deri në detaj.

Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.

Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.

61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dom Mark Pashkja: Njoh njerëz që kanë ndryshuar gjininë, kanë bërë operacione dhe janë penduar

Dom Mark Pashkja i ftuar në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me terapinë hormonale për personat transgjinorë. Dom Pashkja ka...
21:48 | 31/05/2026

Pastori Pano: Terapia me hormone për transgjinorët po shkatërrojnë familjet!

Pastori Akil Pano i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëëzimin nga Ministria e...
21:06 | 31/05/2026

“Po luajnë teatër për BE-në,” aktivisti: Terapia hormonale një tjetër shfaqje për t’i rënë në sy

Aktivisti, Gentian Serjani i ftuar këtë të diele në emisionin “Review” me Greta Topjana në Euronews Albania ka folur lidhur me udhëzimin nga Ministria e...
20:48 | 31/05/2026