Vrau të dashurin për borxhin, Karamuço: Marjeta Karaj mund të vuante nga…
Profesori i kriminalistikës, Ervin Karamuço tha për Review në Euronews Albania se rasti i Marjeta Karajt, e cila bashkë me të birin dhe shokun e tij vrau të dashurin për një borxh prej 1 milion lekësh, është ai që vuan nga çrregullime të personalitetit narcistik.
“Sa herë mua më pyesin studentët dhe kolegët, profesor nga cilat lloj femrash duhet të kemi frikë, femrat më të rrezikshme janë ato që vuajnëë nga çrregullime të personalitetit narcistik,” – u shpreh profesori i cili sqaroi se krenaria e sëmurë dhe arroganca janë disa nga tiparet dalluese të këtij karakteri.
Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.
Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.
61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.
LEXONI GJITHASHTU:
Aliaj nga “Review”: Ka turistë që vinë me bukë me vete si në kohën e Enverit kur iknim për punë
Studiuesi Tare: Rama ka bërë për Kurveleshin atë që asnjë qeveri s’e bëri në 100 vjet! Duhet të punohet për turizmin kapilar
Avokati Serjani: Në shesh na mban arroganca kundër qeverisë!
- 22:29 Për çfarë u përdorën 4 mln euro në koncertin e Kanye West? Erla pyet Vengun
- 22:27 Trajneri De la Fuente paralajmëron: Më e mira e Lamine Yamalit ende nuk ka ardhur
- 22:25 Italia ëndërron për Pep Guardiolën si trajner. Miqësia e tij me Maldinin shfrenon fantazitë
- 22:24 Vetëm 14 anije kaluan nëpër Ngushticën e Hormuzit në 24 orë
- 22:24 Iraola, trajneri i ri i Liverpoolit: Na duhen më shumë përforcime për të konkurruar
- 21:57 Nga avionët ‘Rafale’ te sistemet SAMP/T, Macron zbardh armatimin e ri që do t’i dërgohet Kievit