Si e njohin fqinjët Marjetën, vrasësen e të dashurit të saj për borxhin

18 Dhjetor 2022 | 20:59

Asnjë nga fqinjët e Marjeta Karajt nuk kishte mendim të keq për të.

Pyetur nga gazetarja e emisionit Review në Euronews Albania, 4 zotërinjtë u shprehën se e njihnin si familjare të rregullt e të sjellshme.

Madje ata pohuan se të njëjtin mendim kishin edhe për fëmijët e saj.

Të katërt treguan se ishin ndjerë keq kur mësuan se Marjeta bashkë me të birin dhe shokun e tij kishin rrahur dhe më pas djegur Menduh Uldedën, i cili i kishte borxh 1 milionë lekë.

“Për mua ka qenë shumë e rregullt, edhe fëmijët i ka pasur të edukuar. Kemi shkuar mirë,” – u shpreh një nga fqinjët e saj.

“Sjelljet i ka pasur shumë të mira. Unë e kam njohur kështu pastaj se si i ka ajo problemet e di vetë,” – tha një tjetër fqinj.

“Ishin shumë të rregullt, familje e rregullt. U mërzitëm pak, nuk e prisja në asnjë mënyrë,” – u shpreh një tjetër.

“Unë nuk e prisja ta bënte atë gjë, ajo sillej mirë,” – tha një nga fqinjët.

Viktima fshihej prej kohësh pasi kishte një borxh me vlerë 1 milion lekë të reja ndaj të dashurës Marjeta Karaj.

61-vjeçari u gjet pjesërisht i djegur dhe pjesërisht i dekompozuar në Kodër Shupal, vetëm disa kilometra larg Tiranës, në rrugën e Arbrit.

Marjeta Karaj së bashku me të birin, Besmir Karaj, dhe shokun e tij Gazmir Ngota sapo zbuluan se ku ndodhej 61-vjeçari arritën ta fusnin me forcë në makinë dhe më pas e çuan në zonën e Alliasit, ku e rrahën. Më vonë, Karaj dhe Ngota, e çuan në një zonë pyjore, në Kodër-Shupal ku e lidhën me litar dhe e dogjën.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Samiti i NATO-s në Ankara, liderët botërorë bëjnë foton familjare

Këtë të mërkurë po vijojnë punimet për samitin e NATO-së teksa prej dy ditësh liderët dhe fokusi botëror është përqëndruar në Ankara. Në ditën e...
11:31 | 08/07/2026

Zjarr masiv në Porto Palermo

Një zjarr me përmasa të mëdha ka rënë në orët e mbrëmjes në zonën e Porto Palermos, në Bashkinë Himarë. Menjëherë pas marrjes së njoftimit,...
23:15 | 07/07/2026

Helmimi i studentëve në Akademinë e Sigurisë, reagon AKU

AKU ka bërë me dije se, në bashkëpunim ndërinstitucional me Akademinë e Sigurisë në Sauk, është raportuar një rast i dyshuar helmimi i disa kursantëve...
10:41 | 26/06/2026