Ivica Daçiç: Barrikadat, luftë politike e serbëve kundër terrorit të Albin Kurtit
Ministri i Punëve të Jashtme të Serbisë, Ivica Daçiç deklaroi se institucionet e Kosovës dhe kryeministri Albin Kurti janë kërcënimi më i madh për paqen dhe çdo marrëveshje.
Daçiç e ka cilësuar si cinike sjellken e përfaqësuesve të bashkësisë ndërkombëtare, e cila ngre çështjen e barrikadave si çështje kryesore, shkruan Euronews Serbia.
Sipas tij, barrikadat janë lufta politike e serbëve të Kosovës kundër terrorit të Kurtit dhe për respektimin e Marrëveshjes së Brukselit.
“Serbët po reagojnë për mosrespektimin e gjithçkaje që është nënshkruar deri më tani. Është një luftë politike që po bën populli serb dhe tani keni kërcënime se dikush do t’ia heqë me dhunë. Nuk ka incidente, dhe kjo është e rëndësishme që të mos i japim dikujt arsye për të thënë sërish se serbët janë fajtorë”, theksoi ai.
Ditën e djeshme, në anën serbe afër Jarinjës – pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë u mbajt një protestë e thirrur nga grupe djathtiste serbe, si shenjë mbështetjeje ndaj barrikadave që kanë ngritur serbët lokalë në veri të Kosovës.
Protestuesit janë shpërndarë pasi Policia serbe u ka thënë se do të lirojë një person që ka arrestuar në protestë.
LEXONI GJITHASHTU
Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West
- 09:11 SpaceX drejt ofertës publike fillestare më të madhe në histori, prej 75 miliardë dollarësh
- 09:08 Policia del me njoftim zyrtar: Si u vra efektivi dhe u plagos kolegu i tij, detajet nga operacioni
- 08:50 Një mbeti i vrarë dhe tjetri u plagos, zbardhen emrat e efektivëve që u qëlluan me armë në Maliq