Kreu i sindikatës së mjekëve, Stroni: Qeveria ka pranuar të negociojë për nivelin e rritjes së pagave

1 Tetor 2020 | 14:38

Protesta e mjekëve javën e kaluar për kushte më të mira punë dhe rritje të pagës si dhe takimi me Ministren e Shëndetësisë u pasua dje më një tjetër takim. Pas këtij takimi në ambientet e Ministrisë së Shëndetësisë, mjeku Gentian Stroni tha se ditën e hënë pritet që grupet e punës mes mjekëve dhe ministrisë të nisin punën për shqyrtimin e kërkesave të bluzave të bardha. Ndër të tjera dje u deklarua se rritja e pagës me 40% duhet të diskutohet.

Mjekun infektolog, njëkohësisht kryetar i SindikatësPunonjësveShërbimit Shëndetësor, Gentian Stroni thotë se gjatë dy takimeve të zhvilluara me ministren e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu është rënë dakord për t’u ngritur grupe pune për të arritur në një marrëveshje.

“Kemi gjetur një ambient të mirë dhe ne kemi paraqitur një draft marrëveshjeje në terma teknikë. Kemi vendosur që puna të vazhdojë për katër pikat që kemi paraqitur dhe për secilën prej tyre do të ngrihet një grup pune”, deklaroi z. Stroni.

 Kreu i SindikatësPunonjësveShërbimit Shëndetësor tha se pjesë e negociatave do të jetë edhe pika se sa do të jetë rritja e pagës për mjekët duke theksuar se pavarësisht se qeveria ka paralajmëruar një rritje me 40% kjo është lënë ende e hapur për diskutim.

“Ajo që është pozitive është fakti se këto katër pika janë parë nga qeveria që janë të drejta dhe për diskutim. Pavarësisht faktit se kryeministri ka diskutuar faktin e 40%, ne do të jemi të kënaqur të rritet sa  më shumë të jetë e mundur, por do të jemi me këmbë në tokë. Nëse kjo do të jetë 41% apo 39% ne do të sjellim argumentet tona”, tha ai.

Por, z. Stroni u shpreh se duhet vendosur një piramidë për pagat e mjekëve ku ata që kanë kontribut dhe vlera më të mëdha të qëndrojnë në krye. Ai kundërshtoi këtu një vendimi të qeverisë për të paguar me 250 mijë lekë të reja mjekët që pranojnë të punojnë në zona të largëta.

“Në momentin që flasim sot ne jemi mjekët dhe infermierët më të pak të paguar se në të gjithë rajonin dhe më gjerë. Kjo është një nga faktorët që mjekët dhe infermierët po largohen. Ndaj duhen marrë masa që mjekët dhe infermierët që mos largohen. Një nga mënyrat për të frenuar eksodin është pjesa e pagës. Rumania për të gjitha  mjekët që janë larguar ka bërë rritje të pagës gjë e cila ka sjellë kthimin e mjekëve nga Gjermania.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Dita e tretë e protestës, qytetarët kërkojnë anulimin e projektit në Zvërnec! Dalin me pankarta në duar

Protesta kundër projektit në Zvërnec vijoi edhe këtë të martë, duke shënuar ditën e tretë radhazi të kundërshtimeve nga banorët dhe qytetarët e zonës. Të...
18:23 | 02/06/2026

Nisin provimet e Maturës Shtetërore 2026, sot provimi i Gjuhës së Huaj

Mbi 26.600 maturantë në të gjithë vendin nisin sot provimet e Maturës Shtetërore 2026, me testin e parë, atë të Gjuhës së Huaj. Procesi do...
08:14 | 02/06/2026

Protestat për Pishë-Poron, Rama: Zona është e kategorisë së pestë dhe lejon aktivitet ekonomik

Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalës së tij para grupit parlamentar të PS-së, sqaroi edhe çështjen e mbrojtjes së zonës së Pishë-Poros, për të cilën u...
10:54 | 01/06/2026