IKMT aksion te rruga “Myslim Keta”, shemb pallatin e dëmtuar nga tërmeti

19 Dhjetor 2022 | 14:40

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka shembur pallatin nr.4 te rruga Myslim Keta, i cili ishte dëmtuar nga tërmeti i 26 nëntorit dy vite më parë.

Ka qenë Instituti i Ndërtimit që e ka shpallur të rrezikshëm pallatin, ndërkohë Gjykata e Tiranës i ka dhënë leje Bashkisë për prishjen e këtij pallati.

Disa nga banorët kanë qenë kundër shembjes së pallatit ndërsa pjesa tjetër ka qenë dakord.

Pak ditë më parë kryebashkiaku i Tiranës Erion Veliaj ju ka bërë thirrje që banorëve që nuk ishin dakord me këtë vendim të sistemoheshin në zonën e ‘5 Majit’.

Ditën e sotme sipas raportimeve të gazetares së Euronews Albania, Sara Demushi banorët nuk kanë bërë rezistencë për shembjen e pallatit.

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026