Fluks turistësh në Finlandë për Krishtlindjet
Pas Krishtlindjes së mëparshme të prekur nga pandemia, babagjyshi i Krishtlindjes i është rikthyer punës në Lapland.
Rajoni verior finlandez, që në përralla është shtëpia e babagjyshit, po përgatitet për një fluks turistësh. Mbi 63 mijë pritet të mbërrijnë në kryeqendrën Rovaniemi.
“Ky sezon do të thyejë pa dyshim të gjitha rekordet. Jo vetëm në dhjetor, por dhe më vonë në janar, shkurt dhe mars. Do të jetë një sezon i fuqishëm për Laplandin”, thotë Sanna Kärkkäinen, pronare agjencie turistike.
Industria e turizmit është karakterizuar nga një rilindje, me fluturimet e reja në rajon dhe pronaret e resorteve që po investojnë më shumë për akomodimin e turistëve.
“Kemi marrë 60 qen më shumë dhe 10 vetë në punë. Sezonin e kaluar ishin vetëm 6, ndërsa tani 10. Dhe do të marrim të tjerë. Gjithashtu kemi më shumë qen slitash, rreth 140”, u shpreh Janne Venäläinen, operator turistik.
Në ditët e zeza të pandemisë, turizmi në Lapland ra me rreth 90 për qind. Këtë vit, shpirti i Krishtlindjes është i gjallë dhe po lulëzon.
LEXONI GJITHASHTU
Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus
Macron: Fitorja e Magyar shënon fillimin e një epoke të re në Hungari
Asambleja e Përgjithshme e OKB-së voton 5 anëtarët e rinj jo të përhershëm të Këshillit të Sigurimit
- 09:59 Presidenti Begaj reagon për vrasjen e efektivit në Korçë: Policia nuk do të zbrapset
- 09:53 Vrasja e policit në Maliq, reagon ministri i Brendshëm: Dënoj me forcën më të madhe këtë akt kriminal
- 09:44 U plagos në Lozhan të Maliqit, efektivi i ‘Shqiponjave’ niset me helikopter drejt Traumës
- 09:33 Vrasja e policit në Korçë, reagon Rama: Nderim përjetë Dëshmorit të Atdheut
- 09:31 Vrau një polic dhe plagosi një tjetër, del fotoja e autorit të ngjarjes së rëndë në Maliq
- 09:24 Deklaratat antisemite të artistit, Gjykata holandeze i hap rrugën koncerteve të Kanye West