Hungaria mund të ndryshojë marrëveshjen e gazit me Rusinë pa u konsultuar me KE

19 Dhjetor 2022 | 20:53

Ministri i Jashtëm hungarez Peter Szijártó tha se Budapesti nuk do të duhet të njoftojë ose të konsultohet me Komisionin Evropian nëse dëshiron të ndryshojë kontratën e tij afatgjatë të gazit me Rusinë nëse miratohet një kufi çmimi në mbarë BE-në.

Hungaria, e cila mbështetet shumë në importet e gazit dhe naftës rus, është shprehur vazhdimisht kundër vendosjes së kufirit të çmimit të gazit rus.

“Për ne ishte e rëndësishme që brenda këtij propozimi shumë të keq, si një arritje e vogël, të kishim dorë të lirë për të ndryshuar kontratën. Domethënë të mos konsultoheshim me Komisionin Evropian për ndryshimet në kontratën afatgjatë me Rusinë nëse bëhet e nevojshme në rast të kufizimeve të çmimeve”, tha Szijroto në një konferencë shtypi në Bruksel, raporton Reuters.

Ministrat e Bashkimit Evropian u takuan sot në një përpjekje për të arritur një marrëveshje për futjen e një tavani të çmimit të gazit me shumicë. Szijártó tha javën e kaluar se, nëse kufiri i çmimit të gazit miratohet në BE, Hungaria do të duhet të rregullojë marrëveshjen e saj me Rusinë, e cila është e hapur ndaj ndryshimeve të mundshme.

Sipas një marrëveshjeje 15-vjeçare midis Budapestit dhe Moskës të nënshkruar vitin e kaluar, para pushtimit rus të Ukrainës, Hungaria aktualisht merr 4.5 miliardë metra kub gaz rus në vit nëpërmjet Bullgarisë dhe Serbisë.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Stuhitë godasin Ballkanin, miliona euro dëme në bujqësi, mbi 100 automjete të dëmtuara në Shkup

Stuhitë e forta që përfshinë Ballkanin gjatë natës shkaktuan dëme të shumta në disa vende të rajonit, duke prekur bujqësinë, infrastrukturën dhe dhjetëra automjete. Në...
18:16 | 22/07/2026

Pak pasi foli për CNN, gjendet i vdekur agjenti i modeleve i lidhur me Epstein

Daniel Siad, një agjent francez i modeleve, i cili për më shumë se një dekadë dyshohet se organizonte takime mes grave të reja në industrinë...
15:15 | 22/07/2026

Misioni detar i BE: Anijet e lidhura me Izraelin, SHBA-në dhe Arabinë Saudite të shmangin kalimin në Detin e Kuq 

Misioni detar i Bashkimit Evropian, ASPIDES këtë të mërkurë ka bërë thirrje që anijet detare të lidhura me Izraelin, Shtetet e Bashkuara ose Arabinë Saudite...
13:59 | 22/07/2026