Vodhi dhurata nën pemën e Krishtlindjeve të De Niro, arrestohet gruaja në Nju Jork
19 Dhjetor 2022 |
22:57
Policia e Nju Jorkut arrestoi sot një grua teksa po vidhte dhuratat poshtë pemës së Krishtlindjes së Robert De Niros, pasi hyri në banesën e aktorit të famshëm të Hollivudit.
Mëngjesin e së hënës, oficerët e policisë panë një person femër duke hyrë në bodrumin e një ndërtese në East 65th Street, në një pjesë luksoze të Nju Jorkut – Upper East Side, ku gjetën gjithashtu shenja të hyrjes me forcë njoftoi Reuters.
Hajdutja u kap në banesën e De Niros teksa po mbushte një çantë me dhurata poshtë pemës së Krishtlindjes.
Shtohet se aktori 79-vjeçar ka qenë në atë moment në shtëpi dhe ka zbritur në katin e poshtëm kur ka dëgjuar zhurmë.
Sipas raporteve të policisë, gruaja në fjalë është një 30-vjeçare e njohur për vjedhje.
LEXONI GJITHASHTU:
Lajme të Sugjeruara
Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
Dy akademikë kinezë kanë fituar për herë të parë çmimin më të lartë në botë për matematikë, sipas mediave shtetërore. Matematikanët kinezë Hong Wang dhe...
Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
Sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Antonio Guterres, u takua të shtunën me Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa në Pallatin e Popullit në Damask gjatë vizitës së...
Dyshohet se spiunonte për një vend të huaj, policia belge arreston praktikante e NATO-s
Policia belge arrestoi të premten një praktikante në selinë strategjike të NATO-s të Fuqive Aleate në Evropë (SHAPE), duke dyshuar se ajo “spiunonte në emër...
- 12:44 “Dyfisho Sipërmarrjen Tënde”, Koçiu: Kredi deri në 2 milionë euro për bizneset
- 12:23 Dy akademikë kinezë marrin për herë të parë çmimin më të lartë në matematikë për zgjidhjen e problemeve shekullore
- 12:14 Legjenda holandeze Van Bommel emërohet trajneri i ri i Belgjikës
- 11:57 U kapën në lokal me armë zjarri, municion luftarak dhe lëndë narkotike. Në pranga 3 persona në Shkodër
- 11:39 Antonio Guterres takon Presidentin sirian Ahmad al-Sharaa, vizita e parë zyrtare e një shefi të OKB-së në 17 vjet
- 11:12 Plagosi me thikë kushëririn pas një konflikti për motive të dobëta, arrestohet 60-vjeçari në Lushnje