31-vjeçarja e plagosur tregon momentet e tmerrit: Dy shqiptarët ishin para meje

20 Dhjetor 2022 | 09:50

31-vjeçarja, e cila mbeti e plagosur në atentatin me armë zjarri në Athinë, ku mbetën të vrarë 2 shqiptarë, ka treguar momentet nga ngjarja e rëndë.

“Isha me motrën time në lokal, pikërisht pas tavolinës ku ishin ulur dy burrat, të cilët kanë vdekur. Ishim në këmbë dhe po flisnim me pronarin e dyqanit. Isha me shpinë dhe nuk e pashë sulmuesin kur hyri. Kam dëgjuar të shtënat dhe kam parë panikun në dyqan”, tha ajo fillimisht.

“Në fillim nuk e kuptova se isha plagosur, derisa pashë gjakun. Disa sekonda para se sulmuesi të hynte në dyqan, unë dhe motra ime ndërruam vendet”, tha më tej vajza.

Dy shqiptarët, Kreshnik Çerçizaj 41-vjeç dhe Armando Ogranja 44-vjeç mbetën të vrarë gjatë një atentati me armë zjarri në një lokal në Athinë.

Dyshohet se personi që qëlloi me armë zjarri ka qenë profesionist në qitje dhe se gjithë ngjarja ka ndodhur brenda 4 sekondave.

Oficerët e Policisë së Sigurimit nga vendi i ngjarjes kanë mbledhur shtatë gëzhoja 9 mm nga arma e vrasësit. 41-vjeçari dyshohet se ishte i përfshirë në trafikimin e lëndëve narkotike.

Policia është në kërkim të autorit.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mbi 65 mijë të evakuuar në Spanjë dhe Francë, zjarret dalin jashtë kontrollit

Më shumë se 65 mijë persona janë evakuuar në Spanjë dhe Francë, ndërsa zjarret e mëdha vijojnë të përhapen, duke shkatërruar mijëra hektarë pyje dhe...
20:49 | 24/07/2026

Trump sulmon BE-në pas gjobës ndaj Google: SHBA nuk është “banka derrkuci” e Evropës

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, reagoi ashpër përmes një postimi në platformën Truth Social, duke akuzuar Bashkimin Evropian se po shënjestron padrejtësisht kompanitë...
20:38 | 24/07/2026

Tragjedi në Portugali, vogëlushja humb jetën pasi u harrua për tetë orë në autobusin e shkollës

Një ngjarje tragjike ka tronditur Portugalinë, ku një vajzë 18-muajshe ka humbur jetën pasi dyshohet se ka qëndruar për rreth tetë orë brenda një autobusi...
20:17 | 24/07/2026