Dendias: Të respektohen marrëveshjet e arritura mes Prishtinës dhe Beogradit

20 Dhjetor 2022 | 14:45

Ministri i Jashtëm grek, Nikos Dendias deklaroi se Greqia mbështet dialogun Kosovë-Serbi të ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, teksa nënvizoi se duhet të zbatohen marrëveshjet e arritura deri tani.

Ai është pritur në takim nga ministrja e Jashtme e Kosovës, Donika Gërvalla, e cila ka thënë se roli i Greqisë është i domosdoshëm në përpjekjet për të ulur tensionet me Serbinë.

Pas takimit, diplomati grek ka thënë se Bashkimi Evropian duhet të jetë destinacioni përfundimtar për të gjithë në Ballkanin Perëndimor.

“Ne e mbështesim plotësisht dialogun Prishtinë-Beograd dhe marrëveshjet ligjërisht të detyrueshme dhe sipas ligjeve ndërkombëtare. Sipas marrëveshjes së arritur të mbështetur nga BE-ja nëntorin e kaluar që të mos ketë rrezik dhe tensione, ajo që është arritur deri më tani është e rëndësishme të zbatohet nga të dy palët. Më lejoni të them se ky ishte edhe mesazhi im për Beogradin dje”, theksoi ai.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rubio: Anëtarësimi i Kosovës në NATO tani nuk është në krye të agjendës së aleatëve

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, tha se zgjerimi i NATO-s për të përfshirë Kosovën aktualisht nuk është në krye të agjendës së aleatëve, por...
08:17 | 04/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026